LAJMI I FUNDIT:

Totti: Do ta kisha fituar Topin e Artë në një skuadër tjetër

Totti: Do ta kisha fituar Topin e Artë në një skuadër tjetër

Simboli i Romës, Francesco Totti, së bashku me ikonën e Juventusit, Alessandro Del Piero, dhe legjendën e Real Madridit, Raul, janë ndër lojtarët e rrallë aktivë që e kanë kaluar thuajse gjithë karrierën në një klub të vetëm duke u bërë flamurët e skuadrave të tyre.

Së shpejti Totti do të nënshkruajë kontratë të re me Giallorossët deri në vitin 2019, e cila do të mbajë në Olimpico deri në fund të karrierës dhe pastaj do t’i jepet ndonjë rol menaxherial.

“Roma është zgjidhja e jetës time. Mendoj se e kam merituar këtë kontratë të re me atë që kam treguar në fushë, dhe me respektin që kam pasur për familjen Sensi, për bashkëlojtarët e mi, për trajnerin dhe për tifozët”.

“Po të kisha shkuar në ndonjë skuadër tjetër, do ta kisha fituar Topin e Artë, mirëpo jam i lumtur që kam qëndruar, sepse ky ka qenë vendimi i zemrës time”, ka thënë numri dhjetë i Romës.


Në formën e tij më të mirë, Totti është kërkuar nga të gjitha skuadrat e mëdha evropiane, mirëpo ai vendosi që t’ia kushtojë të gjithë karrierën Romës, edhe pse ndoshta ka humbur shumë në planin personal.

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

La Liga
Scholes zbulon se se kush është transferimi më i keq në historinë e Man Utd

Scholes zbulon se se kush është transferimi më i keq në historinë e Man Utd

Premier League
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Gjiganti turk në bisedime me Man Utd për huazimin e Casemiros

Gjiganti turk në bisedime me Man Utd për huazimin e Casemiros

Ligat tjera
Kalo në kategori