LAJMI I FUNDIT:

Toshkoski: MPB fillon kontrolle të forcuara në komunikacion, të gjithë si shoqëri të krijojmë komunikacion më të sigurt

Toshkoski: MPB fillon kontrolle të forcuara në komunikacion, të gjithë si shoqëri të krijojmë komunikacion më të sigurt

Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski mbrëmë ka vizituar policët pjesëmarrës në aksionin gjithëpërfshirës që MPB e ka nisur dje me aksione të forta të kontrollit të trafikut në mbarë kryeqytetin.

Shtatëmbëdhjetë bulevardet dhe rrugët kryesore do të mbulohen intensivisht nga Ministria e Brendshme për sa i përket kundërvajtjeve rrugore të kryera nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik. Ai tha se janë të fokusuar në bulevardet sepse janë “pikat e zeza” ku ndodhin më shpesh aksidentet rrugore dhe marrin jetë njerëzish.

“U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, veçanërisht drejtuesve të automjeteve, që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë vazhdimisht rregullat e qarkullimit rrugor, të mos drejtojnë automjete përtej shpejtësisë së lejuar, të mos kalojnë në dritën e kuqe, të mos nxitojnë me drita të verdha, të mos drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit, sepse gjëja më e vlefshme që kemi në vend është njeriu dhe jeta njerëzore”, theksoi Ministri, duke dërguar mesazhe për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.


Toshkovski theksoi se MPB do të ndërmarrë një numër të madh të veprimeve në kuadër të kompetencave të veta dhe do të veprojë në mënyrë sa më aktive dhe parandaluese me qëllim të zvogëlimit të viktimave në trafik.

“Vitin e kaluar ka pasur 142 viktima në aksidente trafiku. Këto janë shifra të frikshme. Ne të gjithë, si shoqëri, duhet të fokusohemi në uljen e këtyre shifrave”, shtoi Toshkovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori