LAJMI I FUNDIT:

Topi takohet me të dërguarin evropian Mirel

Topi takohet me të dërguarin evropian Mirel

Presidenti i Republikës Bamir Topi u takua të mërkurën me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim në Komisionin Evropian, Pierre Mirel, i cili i prezantoi Kryetarit të Shtetit Raportin vjetor të Përparimit të KE-së lidhur me statusin e Shqipërisë si vend kandidat për integrim.

“Kjo është një ngjarje historike për popullin shqiptar, një kulminim i suksesshëm i të gjitha sakrificave dhe përpjekjeve të tij në vite për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane, e vlerave dhe standardeve demokratike të shoqërive të këtij Bashkimi”, tha presidenti Topi duke vlerësuar liberalizimin e vizave për Shqipërinë.

Zoti Topi komentoi gjithashtu raportin e progresit për Shqipërinë duke thënë se “duke parë edhe detyrat e përgjegjësitë që na shtron përpara ky Raport vjetor i Përparimit, të gjitha institucionet dhe klasa politike duhet të jenë të vetëdijshme për të punuar me seriozitet dhe përkushtim maksimal që të përballojnë me sukses këto sfida në dobi të zhvillimit dhe të së ardhmes evropiane të popullit shqiptar”.

Ndërkohë, Drejtori për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim në KE, Pierre Mirel, tha se “ky Raport Përparimi duhet të shërbejë si një zile për zgjim” dhe nënvizoi rolin moderator të Presidentit si garantues i respektimit të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi duke promovuar konsensusin dhe rivendosjen e dialogut normal politik. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Rruga Tetovë-Prizren, qeveria e RMV-së duhet të bëjë projektin

Rruga Tetovë-Prizren, qeveria e RMV-së duhet të bëjë projektin

Lajme
Kalo në kategori