LAJMI I FUNDIT:

Topi: Ok hyrjes së PTK-së në Shqipëri

Topi: Ok hyrjes së PTK-së në Shqipëri

Presidenti i Republikës, Bamir Topi dekretoi dje ligjin “Për dhënien e së drejtës së përdorimit për 15 vjet, në brezin e frekuencave E-GSM dhe GSM 1800, bashkimit të ofertuesve, përfaqësuar nga Postë-Telekomunikacioni i Kosovës në përbërje të së cilës janë: Union Grup, Inofosoft system, Albania Drink Distribution si dhe ACi Engineering shpk”.

Ligji u miratua me votat e mazhorancës jo vetëm në komisionet parlamentare, të cilat e shqyrtuan, por edhe në seancën plenare.

Ndryshe në garë për operatorin e katërt celular në Shqipëri konkurrent ishin vetëm "Univers PG" dhe konsorciumi i kryesuar nga PTK, të cilat ofruan respektivisht 5 dhe 7.2 milionë euro.

Qeveria shqiptare kishte konsideruar ofertën e PTK-së për tarifat shumë konkurruese. PTK ka premtuar që brenda vitit të parë nga marrja e licencës të mbulojë 81% të territorit dhe 95% të popullsisë. Ndërkohë që brenda tre viteve parashikon të mbulojë mbi 85% të territorit, nga 70% që është kërkuar në kontratë nga qeveria shqiptare.


Qeveria shaiptare kishe vlerësuar se, hyrja në treg e operatorit të katërt celular do të ulë ndjeshëm tarifat. /Telegrafi/balkanweb/