LAJMI I FUNDIT:

Topi ngushëllon për viktimat e aksidentit

Topi ngushëllon për viktimat e aksidentit

Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi u shprehu të martën ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin familjarëve të viktimave që humbën jetën si pasojë e aksidentit tragjik të një autobusi të linjës Tiranë-Athinë në aksin rrugor Fier-Tepelenë.

“Në këto momente të dhimbjes të thellë njerëzore për humbjen e njerëzve tuaj më të afërt e më të dashur, është tepër e vështirë të gjenden fjalët ngushëlluese për të qetësuar zemrat tuaja nga hidhërimi i kësaj tragjedie. Më lejoni, që në këto çaste tepër të vështira të gjendem shpirtërisht pranë jush duke ju shprehur solidaritetin njerëzor dhe gatishmërinë institucionale për të qenë plotësisht në mbështetje të nevojave tuaja më imediate”, tha presidenti Topi.

Presidenti u shpreh se lajmi për këtë aksident fatal sjell hidhërim në çdo familje shqiptare dhe si qytetarë dhe shprehu lutjen që shpirti i tyre të prehet në paqe.

Ndërkohë, Kryetari i porsazgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka ngushëlluar sot liderët politikë të Shqipërisë dhe familjarët e viktimave të këtij aksidenti.


“Me lejoni që në emër të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, të ju shpreh ngushëllimet me të sinqerta për humbjen e gjithë atyre jetëve në aksidentin e rëndë të komunikacionit të ndodhur në Ballsh. I bashkohemi dhimbjes se familjeve dhe gjithë popullit shqiptarë për humbjen e me të afërmeve të tyre,” thuhet në ngushëllimin e Isa Mustafës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Iu kërkua takim me Lajçakun, Presidentja nuk e takoi - shkak agjenda

Lajme
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
Rruga Tetovë-Prizren, qeveria e RMV-së duhet të bëjë projektin

Rruga Tetovë-Prizren, qeveria e RMV-së duhet të bëjë projektin

Lajme
Kalo në kategori