LAJMI I FUNDIT:

Topi kërkon rifillimin e dialogut politik

Topi kërkon rifillimin e dialogut politik

Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi kërkoi të premten që partitë politike të rivendosin dialogun në të mirë të vendit. Presidenti tha se të dy palët duhet të fillojnë një dialog konstruktiv për të zgjidhur ngërçin politik.

Presidenti i cili foli në një ceremoni në festën e çlirimit të Librazhdit, tha se politika duhet të marrë përgjegjësitë për refuzimin e statusit kandidat për në BE.

“Po të kishte ndodhur dialogu më parë, sot gjërat do të ishin më mirë”, tha presidenti i cituar nga media në Tiranë duke u bërë gjithashtu apel shqiptarëve që të respektojnë rregullat e lëvizjes së lirë. /Telegrafi/