LAJMI I FUNDIT:

Top 5 telefonat e vitit 2012

Top 5 telefonat e vitit 2012

Këtë vit, ndoshta më shumë se në çdo vit tjetër, ne kemi parë një ndryshim dramatik në mënyrën se si kompanitë dizajnojnë, prodhojnë dhe shesin telefonat e mençur dhe tabletët e tyre.

Modelet e biznesit janë zhvendosur gjithnjë e më shumë tek një model i cili në rend të parë e ka shërbimin, ndërsa prodhuesit e këtyre pajisjeve mobile përpiqen t’i joshin klientët e tyre me platformat mobile në të cilat ata i bazojnë telefonat dhe tabletët e tyre duke u premtuar vlerë të shtuar dhe duke ofruar çkado që mund t’i nevojitet një pronari të mundshëm të pajisjes.

Në 2012, Apple është fuqizuar edhe më shumë duke e konfirmuar pozitën e saj udhëheqëse si kompania më e madhe e teknologjisë në botë, ndërsa rivali i saj – Google është zgjeruar duke e blerë Motorola Mobility për 12.5 miliardë dollarë, dhe platforma e saj Android ka arritur tek qindra miliona njerëz anembanë botës, duke integruar gjithnjë e më shumë aplikacione të cilat e pasurojnë ofertën e saj mobile.

Në anën tjetër, Microsoft ka debutuar me platformat e saj Windows 8 dhe Windows Phone 8, me të cilat mundohet ta trasojë rrugën e saj tek tregu global i telefonave mobil.


Për prodhuesit tjerë, si HTC, Huaëei, RIM dhe Sony ka qenë një vit i ndërlikuar, edhe pse shumica prej këtyre prodhuesve kanë dal në treg me modele të reja të telefonave dhe tabletëve, për të na dhënë neve si konsumatorë sa më shumë zgjidhje.
Ndërsa këtë vit po e lëmë pas për disa ditë, kthehemi prapa për të identifikuar fituesit më të mëdhenj në tregun e telefonave të mençur dhe tabletëve.

iPhone 5 – Menjëherë pas lansimit, iPhone 5 u bë telefoni me shitjen më të shpejtë në botë. Brenda 24 orëve të para, Apple shiti më shumë se 2 milionë njësi për ta përbyllur fundjavën e parë me 5 milionë njësi të shitura.

Samsung Galaxy SIII – Ishte një vit i suksesshëm për kompaninë, pasi që prodhuesi i famshëm jug-korean e kaloi rivalin e kahmotshëm Nokia për t’ia zënë vendin e parë në nivel global, dhe sot, Samsung është prodhuesi numër 1 në botë për telefona.

Një pjesë e madhe e këtij suksesi ka qenë pikërisht modeli i saj i fundit Galaxy SIII, shitjet e të cilit kanë arritur në 10 milionë shumë shpejtë, ndërsa pas dy muajve kompania ka dyfishuar këtë numër të njësive të shitura. Deri më sot, Samsung ka arritur të shesë 30 milionë Galaxy SIII, dhe gjatë këtyre festave, ky numër mund të rritet edhe për disa miliona të tjerë.

Nexus 4 – Telefoni i Google i cili është pjesë e linjës së pajisjeve Nexus, dhe ofrohet për një çmim të ulët duke filluar prej 299 dollarë për modelin me 8GB ka thyer rekordet e shitjes në Google PlayStore, sepse konsumatorët e shumtë mezi prisnin që të kenë në duar një pajisje mobile të mbështetur nga Google dhe LG.

Nokia Lumia 920 – Përfundimisht, Nokia ka arritur të lansojë modelin e saj të ri të telefonit Lumia i cili bazohet në Windows Phone 8, version i cili e përmirëson harduerin dhe softuerin e pajisjes. Sipas vlerësimeve të analistëve, Nokia Lumia 920 tejkalon modelin e HTC 8X, për shkak të inovacionit dhe karakteristikave unike të cilat i sjell ky telefon.

HTC One X+ – Duke vuajtur nga fakti se ofronte telefona të ndryshëm, për segmente dhe çmime të ndryshme, HTC ka krijuar një vizion të ri me lansimin e linjës së modeleve të avancuara si HTC One, të cilin më pas e ka pasuar me HTC One X+. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Teknologji
YouTuberi britanik ndërton iPhone-in më të madh në botë

YouTuberi britanik ndërton iPhone-in më të madh në botë

Teknologji
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Teknologji
Apple do të prezantojë një ndryshim së shpejti: Sigurohuni që të përditësoni telefonin tuaj

Apple do të prezantojë një ndryshim së shpejti: Sigurohuni që të përditësoni telefonin tuaj

Teknologji
Kalo në kategori