LAJMI I FUNDIT:

Toka po rrudhet

Toka po rrudhet

Toka e Kosovës po shndërrohet në djerrinë dhe shkretëtirë, ndërsa politikat qeveritare po e gërryejnë atë përditë e më shumë, vlerësoi sot Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në konferencën me rastin e Ditës Botërore të Tokës.

Sipas kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt, toka në vendin tonë kërkon mbikëqyrje institucionale të vazhdueshme dhe të organizuar. Andaj, Departamenti i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i kësaj partie ua tërheq vërejtjen kompetentëve që të mos e lënë atë të degradohet nga uzurpimet.

“Sot është Dita Botërore e Tokës, ashtu si njeriu nga kohërat e hershme është kujdesur për tokën e vet, shtëpinë e sidomos në shekullin që shkoi, e tani është një vetëdije e ngritur se shtëpia jonë, e të gjithë neve, është toka”, tha Haradinaj


Ymer Rusinovci kryesues i Departamentit përkatës të AAK-së, tha se në këtë Ditë Botërore të Tokës AAK është e brengosur dhe po shqetësohet për gjendjen ekzistuese të tokave bujqësore të Kosovës. Po ashtu, ai u bëri apel dhe u sugjeroi të gjithë zyrtarëve institucionalë që të kujdesen për resursin tokësor, sepse, sipas tij, resursi tokësor është, sa problem madhor, aq edhe kombëtar. Prandaj, porositi ai, duhet t’i shtrohet një kujdes i veçantë dhe t’i bëhet një tretman i duhur, duke pasur parasysh peizazhet e zymta që po i bëhen tokës bujqësore në Kosovë.

“Toka në Kosovë dita-ditës po rrudhet, po ngushtohet, po sakatohet, sepse 1/3 e tokës sipas sondazheve tona që i kemi bërë në këtë departament, edhe ajo tokë ekzistuese që është, është e papunuar si pasojë e demotivimeve të mëdha. Edhe toka pyjore absolutisht nuk është në gjendje të mirë, prerjet e mëdha masive ilegale të pakontrolluara kanë shpie deri në shterimin e rezervave ujore dhe kjo si pasojë ka shkaktuar në shumë vende erozio,n bartje të dheut dhe humbje të sipërfaqeve tokësore”, tha Rusinovci.

Mbrojtja e mjedisit, sipas AAK-së, është një proces dhe jo një fund. Ata mendojnë se vetëkënaqësia nuk duhet të konsiderohet si opsion i vlefshëm kur kemi të bëjmë me mbrojtjen e elementeve bazë të jetës sonë, por duhet të veprohet menjëherë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
​Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët

​Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, Ministria del me njoftim për qytetarët

Ekonomi
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Kalo në kategori