LAJMI I FUNDIT:

TMZ poston fotografinë e iPhone 6

TMZ poston fotografinë e iPhone 6

Agjencioni i lajmeve TMZ që është i njohur për lajme interesante mbi personat e famshëm, duket se ka filluar të interesohet edhe në teknologji.

Sipas këtij wes site, telefoni në fotografi pretendohet të jetë version i fundit i gjigantit prodhues Apple.

Kjo shkrepje është bërë nga shoku i një ish punëtori të fabrikës Foxconn në Kinë, ku punohen produktet me dorë të këtij telefoni të zgjuar.


Pajisja duket pothuajse e njëjtë me ato që i kemi parë më herët, ka një ekran më të madh se iPhone 5 apo 5S.

Ekrani besohet të jetë 4.7 deri në 5.5 inch, pjesët anësore janë si gjenerata e pestë e iPod, kurse poshtë e ka një senzor në formë rrethi.

TMZ nuk ka dhënë më shumë detaje rreth kësaj fotografie, e as për datën e lansimit që është përfolur të jetë nëntë shtatori./Telegrafi/