LAJMI I FUNDIT:

Tiranë, djali vret babanë me thikë

Tiranë, djali vret babanë me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në kryeqytet në rrugën “Zef Jubani” , ku një person është vrarë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Policia ka bërë të ditur se rreth orës 21:10, në rrugën “Zef Jubani”, në afërsi të shkollës “Dëshmorët e Lirisë”, në katin e gjashtë, pas një konflikt në familje, ka gjetur vdekjen shtetasi Artur Kurti.


Viktima ka hyrë me thikë në dorë në banesë dhe është përleshur me djalin dhe kunatin, ku ka plagosur kunatin. Më pas, në rrethana ende të paqarta, në përleshje e sipër, shtetasi Artur Kurti ka gjetur vdekjen, si pasojë e plagëve me thikë nga djali i tij

Mësohet se një person i quajtur Artur Kurti, ka pasur konflikt me bashkëshorten e tij dhe në sherr e sipër është vrarë nga i biri që mendohet se po mbronte nënën e tij.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur shoqërimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit J. Kurti, djali i viktimës.

Njëkohësisht shtetasi L. R. që ka mbetur i plagosur ndodhet në Qendrën Spitalore në gjendje të rëndë shëndetësore (kunat) me viktimën.