LAJMI I FUNDIT:

Tiranë: Bie qiraja për 10 për qind

Tiranë: Bie qiraja për 10 për qind

Sipas të dhënave më të fundit nga agjencitë e patundshmërive të Tiranës, çmimet e qirave të zyrave kanë një rënie deri në 10 për qind për zonën e qendrës dhe deri në 30 për qind për të gjitha zyrat dhe dyqanet që ndodhen në periferi të Tiranës. Qiratë për dyqanet lëvizin nga 10-20 euro m2, ndërkohë që një vit më parë ato shkonin deri në 35 euro m2. Ndërsa qiratë e zyrave luhaten nga 4-20 euro m2.

Agjentët e patundshmërive konfirmuan për Gazetën Shqiptare se gjatë 2-3 viteve të fundit ka pasur një nivel të qëndrueshëm të çmimeve të qirave, por rritja e ndjeshme e ofertës ka vënë nën presion poseduesit e dyqaneve dhe zyrave për t’i ulur ato, sidomos në lagjet larg qendrës. Ndërkohë, për ambiente tregtare në zonat e shtrenjta të Tiranës, si Blloku, stadiumi "Qemal Stafa" apo pranë RTSH, kërkesa është gjithnjë e lartë dhe qiratë janë më të kripura.

Rritja e numrit të ndërtimeve jo vetëm që ka shtuar ofertën për shitje apartamentesh dhe ambientesh tregtare, por edhe për qiratë. Shtimi i ofertës duket se tashmë po ul edhe çmimet. Të dhënat nga agjentët e "real-estate" konfirmojnë se këta muaj është vënë re një ulje deri në 10 për qind e çmimeve të qirave të apartamenteve, kjo sidomos, pas pakësimit të ndjeshëm në treg të kërkesave nga ana e studentëve.

Sot një apartament normal me qira në kryeqytet paguhet nga 20-30 mijë lekë në muaj, kjo në varësi të cilësisë së shtëpisë, por edhe të vendndodhjes. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Kalo në kategori