Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva në një intervistë për Telegrafin ka folur rreth asaj nëse mund të ndalohet TikTok-u në Kosovë, pastaj për gjobën ndaj Partisë Socialdemokrate, ankesave që paraqiten në Agjenci, rrezikun me publikimin e të dhënave në rrjetet sociale, etj.
Në intervistën për “Përballje” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com lidhur me mundësinë që të ndalohet TikTok-u në Kosovë ka thënë se do të mbledhin të gjitha institucionet e sigurisë për të diskutuar rreth kësaj platforme.
Rrjeti social “Tiktok”, i cili që nga vitit 2020 mori hov të madh të shkarkimesh është kthyer ndër rrjetet sociale më të përdorura nga qytetarët, ku ata kalojnë orë të tëra shikueshmërie në këtë platformë.
Ky aplikacion që ka prejardhje nga Kina komuniste gjeti mbështetje të madhe edhe në Kosovë, ku edhe videot e shumë kosovarëve u bënë virale, e grumbulluan miliona shikime.
Komisionerja tha se tashmë disa vende kanë ndërmarrë masa për të ndaluar përdorimin e këtij aplikacioni.
“Kjo çështje është ngritur nga njëri deputet në fillim të javës në Komisionin për Siguri, ne si Agjenci nuk jemi institucioni i vetëm që mund të bëjmë vlerësimin se cili është rreziku dhe a duhet të ndalohet a jo. Agjencia ka marrë përsipër që të mbledhë institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes në vend që të bëjë një vlerësim duke u bazuar në atë se Komisioni Evropian ka ndaluar për punonjësit e vet, po ashtu edhe Anglia, Italia tashmë kanë ndërmarrë hapat për ta ndaluar”, është shprehur ajo.
Sogojeva–Dërmaku ka shtuar tutje se do të bëjnë një vlerësim, pastaj Qeveria apo Kuvendi mund të marrin vendim për ndalimin e TikTok-ut.
Gjatë intervistës ajo ka folur edhe për mbrojtjen e privatësisë të të dhënave, duke theksuar se qytetarët nuk duhet bëjnë shumë publikime në rrjetet sociale, sepse çdo publikim mund të shpie në identifikimin e një personi.

“Mbrojtja e privatësisë fillon nga vetë individi fillimisht, ne nuk duhet t’i ekspozohemi shumë dhe nuk duhet të bëjmë shumë publikime dhe të ofrojmë të dhënat tona kudo.
Faqet e internetit sot ku ne hyjmë hulumtojmë për blerje, normalisht vet fakti që ne hyjmë aty, ato ruhen diku, dhe sa është siguria e tyre është pikëpyetje. Shumica e këtyre faqeve kanë politikat e privatësisë, ne duhet t’i lexojmë ato politika dhe t’i dimë, sepse ato janë baza ligjore, ku nëse shkelen një e drejtë e privatësisë ose na shkelen të dhënat personale, ne të mund të kërkojmë dhe të ndiqen në nivel më të lartë, sepse autoritetet si Agjencisë për Informim dhe Privatësi janë autoritete homologe edhe në vende tjera që në bashkëpunojmë dhe e ndjekim rastin bashkërisht”, tha ndër tjera ajo.
Tutje, ajo theksoi se secili qytetar që dyshon se po i keqpërdoren të dhënat mund ta kontaktojnë Agjencinë.
Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku ka folur për gjobën e shqiptuar ndaj Partisë Socialdemokrate (PSD) të drejtuar nga Dardan Molliqaj. Ajo mohon interferimet e mundshme politike për këtë vendim.
“Agjencia për Informim dhe Privatësi e ka dëshmuar pa anshmërinë e saj sepse ne kemi dënuar edhe shumë institucione tjera publike përfshirë Komunën e Podujevës që udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje. Pastaj kemi dënuar Agjencinë e Inteligjencës për mosdhënie të qasjes, Ministrinë e Jashtme, shumë komuna tjera përfshirë së fundmi edhe atë të Gjilanit, kështu që është jo e drejt që të vihet në dyshim apo të konsiderohet e njëanshme Agjencia”.
Ajo thotë se çdokush ka të drejtë të shprehet por kjo nuk do të ndikojë në vendimet profesionale të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.
Sogojeva-Dërmaku thotë se në rastin e PSD-së, inspektorët me të dalë në vendin e ngjarjes kanë hasur se listat me të dhëna të qytetarëve po hidheshin në shporta të mbeturinave.
Partia Socialdemokrate kishte paditur Agjencinë për Informim dhe Privatësi, pas dënimit me 20 mijë euro.
PSD muaj më parë përmes një aksioni simbolik, pati vendosur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës 205 mijë nënshkrimet e peticionit të vitit 2016 kundër marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Komisionerja Dërmaku duke folur për ruajtjen e të dhënave personale tha se kosovarët janë të prirë që të publikojnë të dhënat e tyre personale në rrjetet sociale.
“Kjo ndërlidhet ngushtë me qytetarin, që si shoqëri jemi të prirë që në rrjetet sociale të publikojmë shumë për veten, pa qenë të vetëdijshëm sa e rrezikojmë jetën tonë”, theksoi ajo.
Më tej, ajo theksoi se kanë pranuar 421 ankesa që kanë të bëjnë për qasje në dokumente publike, kurse mbi 200 për publikimin e të dhënave personale.
“Ne kemi inspektuar shumë biznese, institucione publike e private që janë kontrolluese të të dhënave personale. Numri i vendimeve të nxjerra deri tani është 172”, theksoi ajo.
Tutje, ajo shtoi se agjencisë i është dhënë një fuqi ligjore, që është vetë shqiptimi i gjobave.
“Kjo po ndikon në ndërgjegjësimin institucional. Numri më i madh i ankesave është nga qytetarët, pastaj OJQ, pastaj gazetarë”, shtoi tutje.
Dërmaku bëri të ditur se tetë gjoba kanë shqiptuar që kanë të bëjnë për publikimin e të dhënave personale, kurse pesë për qasje në dokumente publike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës