LAJMI I FUNDIT:

A mund të ndalohet TikTok-u në Kosovë? Flet komisionerja për privatësi Sogojeva-Dërmaku

Rrjeti social “Tiktok”, i cili që nga vitit 2020 mori hov të madh të shkarkimesh është kthyer ndër rrjetet sociale më të përdorura nga qytetarët, ku ata kalojnë orë të tëra shikueshmërie në këtë platformë. 

Ky aplikacion që ka prejardhje nga Kina komuniste gjeti mbështetje të madhe edhe në Kosovë, ku edhe videot e shumë kosovarëve u bënë virale, e grumbulluan miliona shikime.


Por sa është i sigurt ky aplikacion, sa po mbrohen të dhënat e përdoruesve, dhe cilat janë gjasat që TikTok të ndalohet në Kosovë?

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku në emisionin “Përballje”, me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com ka thënë se do të mbledhin të gjitha institucionet e sigurisë për të diskutuar rreth kësaj platforme.

Komisionerja tha se tashmë disa vende kanë ndërmarrë masa për të ndaluar përdorimin e këtij aplikacioni.

Komisionerja Krenare Sogojeva-Dërmaku gjatë intervistës në Përballje, foto: Ridvan Slivova

“Kjo çështje është ngritur nga njëri deputet në fillim të javës në Komisionin për Siguri, ne si Agjenci nuk jemi institucioni i vetëm që mund të bëjmë vlerësimin se cili është rreziku dhe a duhet të ndalohet a jo. Agjencia ka marrë përsipër që të mbledhë institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes në vend që të bëjë një vlerësim duke u bazuar në atë se Komisioni Evropian ka ndaluar për punonjësit e vet, po ashtu edhe Anglia, Italia tashmë kanë ndërmarrë hapat për ta ndaluar”, është shprehur ajo.

Sogojeva–Dërmaku ka shtuar tutje se do të bëjnë një vlerësim, pastaj Qeveria apo Kuvendi mund të marrin vendim për ndalimin e TikTok-ut.

“Pasi të bëjmë një vlerësim, do t’ia propozojë Qeverisë të vendit, dhe vetëm me një vendim Qeveria apo Kuvendi mund ta ndalojë këtë. Vendimi merret në nivel shteti. Do të bëhet një plan i veprimit, se kur do të takohemi, por s’kemi diçka konkrete sepse tashmë është ngritur kjo çështje,”, potencoi ajo.

Gjatë intervistës ajo ka folur edhe për mbrojtjen e privatësisë të të dhënave, duke theksuar se qytetarët nuk duhet bëjnë shumë publikime në rrjetet sociale, sepse çdo publikim mund të shpie në identifikimin e një personi.

“Mbrojtja e privatësisë fillon nga vetë individi fillimisht, ne nuk duhet t’i ekspozohemi shumë dhe nuk duhet të bëjmë shumë publikime dhe të ofrojmë të dhënat tona kudo. Faqet e internetit sot ku ne hyjmë hulumtojmë për blerje, normalisht vet fakti që ne hyjmë aty, ato ruhen diku, dhe sa është siguria e tyre është pikëpyetje. Shumica e këtyre faqeve kanë politikat e privatësisë, ne duhet t’i lexojmë ato politika dhe t’i dimë, sepse ato janë baza ligjore, ku nëse shkelen një e drejtë e privatësisë ose na shkelen të dhënat personale, ne të mund të kërkojmë dhe të ndiqen në nivel më të lartë, sepse autoritetet si Agjencisë për Informim dhe Privatësi janë autoritete homologe edhe në vende tjera që në bashkëpunojmë dhe e ndjekim rastin bashkërisht”, tha ndër tjera ajo.

Komisionerja Krenare Sogojeva-Dërmaku gjatë intervistës në Përballje, foto: Ridvan Slivova

Tutje, ajo theksoi se secili qytetar që dyshon se po i keqpërdoren të dhënat mund ta kontaktojnë Agjencinë.

Ndryshe, para disa ditësh në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes është diskutuar për sigurinë e të dhënave të përdoruesve të TikTok, deputeti i LVV-së, Dimal Basha e ngriti këtë çështje, duke thënë se shumë shtete janë duke e ndaluar përdorimin e tij, pasi Kina është duke mbledhur të dhëna shtetërore përmes këtij aplikacioni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori