LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Interit paralajmërojnë Conten: Nuk jemi Juventusi, fitoret nuk janë e vetmja gjë që ka rëndësi për ne

Tifozët e Interit paralajmërojnë Conten: Nuk jemi Juventusi, fitoret nuk janë e vetmja gjë që ka rëndësi për ne
Tifozët e Interit (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Tifozët ultras të Interit të njohur si ‘Curva Nord’ e kanë paralajmëruar Antonio Conte duke i thënë se nuk janë Juventusi dhe se te ta fitoret nuk janë e vetmja gjë që ka rëndësi.

E kaluara e Contes te Juventusi ka shkaktuar shqetësim për Curva Nord, pasi transferimi i tij te Interi bëri që mijëra tifozë të Bianconerëve të nënshkruajnë një peticion duke kërkuar që të hiqet ylli i tij nga stadiumi i klubit.

Edhe tifozët e Interit janë skeptik me trajnerin e ri duke e paralajmëruar se nuk janë Juventusi dhe se fitorja nuk është vetmja gjë që ka rëndësi. Megjithatë, i kanë uruar fat dhe shpresojnë të tregohet i denjë për Nerazzurrët.


Fjalët e para të Contes si trajner i Interit: Jam i emocionuar, e zgjodha për shkak të historisë
Lexo po ashtu Fjalët e para të Contes si trajner i Interit: Jam i emocionuar, e zgjodha për shkak të historisë

“Ne nuk jemi Juventusi. Fitoret nuk janë e vetmja gjë që ka rëndësi për ne”, fillon postimi i Curva Nord në profilin e tyre në Facebook.

“Theksojmë me vendosmëri që Curva Nord sigurisht që nuk mund ta harrojë të kaluarën e tij me bardhezinjtë “.

Koreografia e tifozëve të Interit në një ndeshje ndaj Juventusit (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“Ne e pranojmë faktin se nga disa ‘të dyshuar të ligjshëm’, trajneri i ri lirohet, pasi ka shlyer dënimet që ishin të zbatueshme ndaj tij, edhe pse ‘fajësia’ për militantizmin e tij shumë të gjatë mbetet e pashlyeshme, në një klub nga i cili ne konsiderojmë veten vite dritë larg në drejtim të stilit dhe vlerave”.

Formacioni i mundshëm i Interit me Conten trajner - katër transferime, largohet Icardi
Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Interit me Conten trajner - katër transferime, largohet Icardi

“Shqetësimi ynë, mbi të gjitha, është aspekti moral. Të jesh Interi është të mposhtësh kundërshtarin tuaj, të pranosh humbjen, rezultatin dhe të mos kërkosh shfajësime”.

“Fat të mbarë z. Conte, me shpresën që do të na tregoj shpejt se ai është i denjë për Interin”, mbyllet komunikata e tifozëve të Interit. /Telegrafi/

Tifozët e Interit ka vite që kanë mesataren më të lartë të prezencën në stadiume (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori