LAJMI I FUNDIT:

Themelohet DPG, më e madhja e komunikimeve në Evropën juglindore

Themelohet DPG, më e madhja e komunikimeve në Evropën juglindore

Me të hyra mbi 93 milionë euro Digitel Pristop Group është kompania më e madhe e komunikimeve të integruara në hapësiren nga Viena deri në Athinë. Së fundi kjo kompani ka hyrë edhe në tregun kosovar dhe synon të transferoj një qasje inovative në Marketing dhe Mardhënje Publike (PR), duke ua ofruar klientëve lokal mundësinë që të përfitojnë nga profesionalizmi dhe praktikat më të mira nga i gjithë rrjeti.

“Lëvizja e fundit për ta formalizuar udhëheqjen e përbashkët të grupës ka rëndësi të madhe për punën e Pristop Kosova, na lejon efikasitet më të madhë dhe shfrytëzim më të mirë të strategjisë dhe qasje më kualitative në shërbimin e klientëve.Në planet tona ambicioze për t’u rritur, duke mos humbur kurrë në kvalitet, të jemi pjesë e një grupi të tillë me një ekperiencë të kaq të gjerë dhe më një numër të madh ekspertësh, na jep një përparësi të madhe dhe sjell në këtë treg risi dhe ekspertizë të dëshmuar duke na siguruar një pozicionim të mirë në tregun Kosovar.", thuhet ne komunikaten e kesaj kompanie.

Me Digitel Pristop Group do të udhëheqin katër anëtarë, në krye të drejtorisë Aleš Razpet, kryetar dhe Aljoš Roksandić, drejtor kryesor ekzekutiv. Anëtaret e Drejtorisë janë edhe Franci Zavrl dhe Hrvoje Bošnjak, kurse këshilltar strategjik i Drejtorisë për strukturë dhe strategji është Goran Radman, i cili njëherit është edhe anëtarë i ardhshëm joekzekutiv i Drejtorisë për zhvillim regjional.

"Pozitën udhëheqëse të grupacionit në hapësirën e Europës juglindore e vërteton fakti se DPG tani ka realizuar mbi 93 milionë euro të hyra, kurse këtë vit, pavarëisht nga kriza, planifikohet rritje më e madhe. Në zhvillimin e mëtejmë të Grupit do të kontribuojë edhe realizimi i akvizicionit të dy agjencioneve Idea Plus Communications në Maqedoni dhe Srbi të cilat në vitin e kaluar në këto dy tregje kanë realizuar 7,2 milion eura të hyra", sakteson komunikata.


Tutje aty theksohet se përveq dy shteteve të lartpërmendura Maqedoni e Serbi, DGP mban poziten e liderit në treg edhe në Kroaci dhe Slloveni, si dhe është prezente dhe tejet mirë e pozicionuar në treg edhe në BeH dhe Belgjikë.

" Së fundi kjo kompani ka hyrë edhe në tregun kosovar dhe synon të transferoj një qasje inovative në Marketing dhe Mardhënje Publike (PR), duke ua ofruar klientëve lokal mundësinë që të përfitojnë nga profesionalizmi dhe praktikat më të mira nga i gjithë rrjeti. Me kontratën e sapolidhur për krijimin e operacionit joint-venture me një grupacion me ndikim lokal afarist në Greqi, DPG së shpejti afarizmin do ta zgjëroj edhe në këtë shtet. Me akvizicion të planifikur të ndërmarrjës në Austri, për të cilën negociatat janë në vazhdim, DPG synon që së shpejti të hyj edhe në tregun austriak"./telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Kalo në kategori