LAJMI I FUNDIT:

Thellohet rënia e investimeve në Shqipëri

Thellohet rënia e investimeve në Shqipëri

Biznesi po tkurr investimet duke parlajmëruar cënimin e rritjes ekonomike dhe rënien punësimit gjatë viteve në vijim. Të dhënat më të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar tregojnë se investimet private në ekonominë shqiptare ranë në vitin 2009, me 2.3 pikë përqindje ndaj produktit të brendëshëm bruto krahasuar me një vit më parë.

Fondi parashikon se rënia e investimeve do të thellohet edhe më gjatë vitit 2010, ku vlerësohet se norma e investimeve ndaj GDP të arrijë pikën më të ulët që nga viti 2003.

Por nëse gjatë vitit të kaluar rënia e investimeve private u kompesua nga rritja e investimeve publike të qeverisë, këtë vit kjo duket me e veshtire.

Në dy vitet e fundit 2008-2009, investimet publike arritën rekordin respektivisht 8.6 dhe 8.3 për qind e produktit të brendshëm, ku qeveria i siguroi parate duket rritur borxhin publik.


Por rënia e të ardhurave e ka detyruar qeverinë që këtë vit të tërhiqet duke i ulur investimet në 5.5 përqind e GDP. Per kete arsye shifra totale e investimeve te kryera në ekonomi, si nga biznesi edhe nga qeveria, se bashku, sipas FMN-se do të ulet në 2010 me 7.1 për qind krahasuar me dy vite më parë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Çmimet e derivateve në Kosovë, flet kryetari i Shoqatës së naftëtarëve

Yllka Ramadani
Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Nga pamja e detit te rehatia moderne: Apartamentet në “Holiday In 2”

Edil Project
Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Intesa Sanpaolo Bank në Shqipëri, 26 milionë euro financim për ndërtimin e hotelit MGallery në Green Coast

Ekonomi
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Vlera e Bitcoin mund të arrijë deri në 90,000 dollarë, nëse fiton Trump – parashikojnë analistët

Vlera e Bitcoin mund të arrijë deri në 90,000 dollarë, nëse fiton Trump – parashikojnë analistët

Botë
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Kalo në kategori