LAJMI I FUNDIT:

Thellohet kriza në Eurozonë

Thellohet kriza në Eurozonë

Kriza e borxheve në Eurozonë po thellohet. Euro shënoi rënie karshi dollarit, në Itali u rrit shkalla e kamatës, ndërsa ka shenja se investitorët mund të tërhiqen nga ekonomitë e kërcënuara të Portugalisë dhe Spanjës.

Euro ka rënë nën 1.30 dollarë, që shënon herën e parë që nga shtatori, për shkak të frikës se paketa e ndihmës për Irlandën nuk do t’ia dalë që të mbrojë edhe anëtaret tjera të kërcënuara të eurozonës nga tensionet e vazhdueshme në tregjet e aksioneve. /Telegrafi/