LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Trepça do të hiqet prej kompetencave të AKP-së

Thaçi: Trepça do të hiqet prej kompetencave të AKP-së

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, thotë se e ardhmja e Trepçës do të bazohet mbi strategji konkrete, që reflektojnë interesat ekonomike dhe shtetërore të Kosovës.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka treguar se plotësim-ndryshimi i Ligjit për Ndërmarrjet Publike do të shqyrtohet në mbledhjen e parë të Kuvendit, e cila është paralajmëruar të mbahet me 19 janar.


“Për shfrytëzimin e pasurive minerare, Qeveria e Kosovës do të aplikojë një qasje më strategjike. Vendimi për të ardhmen e Trepçës do të bazohet mbi strategji konkrete, që reflektojnë interesat ekonomike dhe shtetërore të Kosovës dhe në seancën e ardhshme të Kuvendit do të shqyrtohet edhe plotësim-ndryshimi i Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe më pas kjo ndërmarrje do të hiqet prej kompetencave AKP-së. Minatorët tanë kanë shkrirë shumë vite punë në shkritoret e Trepçës, duke u bërë motorë të ekonomisë dhe ajo që më së paku mund të bëjmë për ta është t’i garantojmë se Trepça ka qenë dhe do të mbetet pasuri e jona nacionale, por atraktive edhe për partneritet strategjik me investitorë të huaj. HTH”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/