LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Lulet ia dhurova deputetes më simpatike (Video)

Thaçi: Lulet ia dhurova deputetes më simpatike (Video)

Presidenti i sapozgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur se të bëhej kryetar shteti, nuk ishte ambicie apo ëndërr jetësore. Sipas tij, të zgjedhurit president është diçka që erdhi natyrshëm.

Këtë koment e bëri në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ku ndër të tjerash tha se të bëhej president, e kishte pasur shansin të zgjidhej edhe disa herë të tjera.

“Nuk ka qenë ndonjë ëndërr të bëhem president. Nuk e kam pasur as ambicie e as dëshirë jetësore. Ka qenë proces demokratik. Kam kaluar në procese të ndryshme politike që nga viti 1999 si një prej liderëve studentorë e më pas në themelimin e UÇK-së. Kam pasur mundësi që të zgjidhem 2-3 herë si president i vendit. Kam mundur të bëhem kryetar edhe në vitin 2007 e edhe në vitin 1010. Kishte ardhur koha që të jem president. Kishte ardhur koha që të kaloj nga përgjegjësitë ekzekutive në ato presidenciale”, ka thënë ai.


Thaçi deklaron se nuk do të jetë një president që përçan popullin, por një president që e unifikon.

“Kam marrë urime nga të gjithë njerëzit e sferës politike – me përjashtime të vogla. Me marrjen e përgjegjësisë do të vazhdoj të luaj rolin unifikues. Në asnjë vend të botës president nuk merr 100 për qind të votave, e një gjë e tillë s’duhet të pretendohet as në Kosovë. Nuk do t’i ndaj qytetarët për nga ideologjia, as për nga religjioni e as për nga përkatësia politike”, ka shtuar Thaçi.

Zgjedhja e Hashim Thaçit për president të Kosovës, është shoqëruar me mospajtime të shumta jo vetëm të thëna nga opozita, por edhe nga deputet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, disa prej të cilëve nuk e votuan atë për president, duke e kundërshtuar kështu marrëveshjen e koalicionit PDK-LDK, që ia siguronte Thaçit postin e të parit të shtetit.

“Kur të nënshkruajmë marrëveshje duhet respektuar. PDK-ja e ka respektuar marrëveshjen me LDK-në kur u votua Kryeministri Isa Mustafa. Vetëm dy vota ishin kundër tij. Sjellja e dy partive, PDK-së dhe LDK-së ishte e përgjegjshme dhe shtetërore. Diskutimi me deputetët e LDK-së nuk ishte presion, por diskutim”, ka thënë ai.

Thaçi është shprehur se nuk e shqetësojnë qëndrimet e partive opozitare në Kosovë, të cilët ishin kategorikisht kundër zgjedhjes së tij si i pari i vendit.

“Fjalimet që u mbajtën në Kuvend ditën kur u zgjodha president, nuk ishin të sikletshme për mua. Kjo është demokracia në Kosovë, ky është mendimi i lirë e i kundërt”, u shpreh Thaçi. “I kuptoj të gjithë zërat kundërshtarë dhe i respektoj, megjithëse nuk pajtohem me ta kur thonë gjëra të pavërteta. Sjelljet e opozitarëve nuk ishin të mira e adekuate. Nuk e përcollën mesazhin pozitiv në botë”.

Ai ka treguar pse pas votimit të tretë, kur zgjedhjet president, lulet ia dha deputetes Teuta Rugova, të bijës së presidentit historik, Ibrahim Rugova.

“PDK i ka votuar dy herë liderët e LDK-së për president, prandaj edhe vota ime për president nga LDK-ja është akt krejt normal e i zakonshëm. “Diçka e pranueshme edhe për elektoratin e LDK-së. Teuta është deputetja më e re dhe më simpatike nga të gjitha. Lulet ia dhurova për respekt ndaj familjes Rugova. Ishte një gjest njerëzor e personal, edhe për presidentin Rugova dhe familjen e tij”, tha Thaçi. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Kalo në kategori