LAJMI I FUNDIT:

Thaçi takoi arqipeshkvin e Selisë së Shenjtë

Thaçi takoi arqipeshkvin e Selisë së Shenjtë

Me ftesë të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, arqipeshkvi i Selisë së Shenjtë, monsinjor Vinzenzo Paglia, i cili është edhe President i Këshillit Papal për Familje në Selinë e Shenjtë dhe themelues i Komunitetit Sant Egidio, po qëndron për një vizitë dyditore në Kosovë.

Presidenti Thaçi sot e ka pritur arqipeshkvin e Selisë së Shenjtë, monsinjor Vinzenzo Paglia, të cilin e ka falënderuar për kontributin e tij gjatë viteve të 90-ta, por edhe për periudhën e pasluftës dhe pas pavarësisë së Kosovës.

“Jemi shumë mirënjohës për mbështetjen që i keni dhënë popullit të Kosovës. Ne ndajmë vlerat e përbashkëta si pajtimi, paqja, bashkëpunimi dhe toleranca me Selia e Shenjtë”, ka thënë presidenti Thaçi.


Rikthimi i monsinjor Vinzenzo Paglia në Kosovë, sipas presidentit Thaçi, është vazhdim i mbështetjes që ai i ka dhënë popullit të Kosovës tash e dy dekada.

“Kosova në këto dy dekada është transformuar në shtet dhe shoqëri moderne. Ne jemi model i bashkëjetesës së religjioneve dhe komuniteteve. Këtë e kemi arritur edhe falë mbështetjes së miqve tanë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, monsinjor Vinzenzo Paglia, është shprehur shumë i gëzuar me vizitën në Kosovë, pas shumë vjetëve.

Ai ka thënë se do të vazhdojë mbështetjen për popullin e Kosovës.

Gjithashtu, edhe presidenti Thaçi ka thënë se Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin me Selinë e Shenjtë, sidomos në promovimin e paqes dhe bashkëjetesës.

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme
Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora

Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora

Lajme
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Cila është teknika më e mirë e menaxhimit të stresit, sqaron psikologia Antigona Qenaj

Cila është teknika më e mirë e menaxhimit të stresit, sqaron psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Kalo në kategori