LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Takimi në Washington kthesë historike, Kosova do të punojë që të përmbyllet kapitulli njëshekullor i konfliktit me Serbinë

Thaçi: Takimi në Washington kthesë historike, Kosova do të punojë që të përmbyllet kapitulli njëshekullor i konfliktit me Serbinë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në një konferencë për media ka thënë se delegacioni i Kosovës do të shkojë i përgatitur në Washington për të rifilluar dialogun me Serbinë.

Thaçi ka thënë se takimi që do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë është kthesë historike dhe mundësi e papërsëritshme për rifillimin e dialogut, transmeton Telegrafi.

“Siç edhe e dini takimi i Washingtonit po afrohet, institucionet e shtetit të Kosovës e kanë marrë me përgjegjësi dhe seriozitet shumë të lartë këtë takim. Në Washington shkojmë me parime të qëndrueshme, në këtë rast dua të falënderoj presidentin Trump dhe të dërguarin special të tij, Richard Grenell, për përkushtim dhe mbështetjen e dhënë për Kosovën dhe qytetarët e saj.


Takim e paralajmëruar në Shtëpinë e Bardhë e konsiderojmë si kthesë historike, dhe mundësi të papërsëritshme për rifillimin e një procesi shumë të vështirë, të rëndë por të domosdoshëm për paqen”, deklaroi ai, përcjell Telegrafi.

Presidenti Thaçi gjatë konferencës (Foto: Ridvan Slivova)

Presidenti pohoi se delegacioni i Kosovës shkon i përgatitur për të përfaqësuar interesat e qytetarëve.

Gjatë konferencës, Thaçi tha se vendi ynë është i bekuar me përkrahjen e SHBA-së.

“Kosova do të punojë që të arrihet marrëveshja paqësore dhe historike e cila do të mbyllë një herë e përgjithmonë kapitullin një shekullor të konfliktit Kosovë-Serbi. Nga Washingtoni kanë ardhur gjithmonë, lajme të mira kështu do të jetë gjithmonë. Kosova shkon me flamurin shtetëror, i cili është integriteti territorial i Republikës së Kosovës”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori