LAJMI I FUNDIT:

Thaçi për dialogun me Serbinë: Në fund duhet të ndodh njohja reciproke (Video)

Thaçi për dialogun me Serbinë: Në fund duhet të ndodh njohja reciproke (Video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se dy rreziqet më të mëdha për Kosovën lidhur me dialogun janë, mospjesëmarrja dhe mosuniteti.

“Rreziku i parë është nëse Kosova nuk merr pjesë në negociata dhe rreziku i dytë është mosuniteti”, ka thënë Thaçi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Presidenti ka thënë se mesazhi i qartë nga BE-ja dhe SHBA-ja ka qenë se pa një normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, nuk do të ketë integrim të asnjërit vend në BE, shkruan Telegrafi.


“Edhe BE-ja edhe SHBA-ja na kanë thënë qartë se pa një relacion evropian në mes Kosovës dhe Serbisë asnjëri vend nuk mund të lëvizë përpara. Kemi pasur sukses çdo herë që kemi qenë parcitipues dhe çdo herë që i kemi besuar Uashingtonit dhe Brukselit kemi shënuar progres”, u shpreh Thaçi.

Ai shtoi se nuk e ka snjë dilemë në suksesin që do të arrijë Kosova në këtë proces.

“Është shumë më rëndësi përfaqësimi i Kosovës… skena politike kosovare duhet ti vazhdojë ato llojet e tryezave, deri sa njerëzit ulen në një tavolinë është gjë e mirë. Në fund të procesit të dialogut duhet të ndodh njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, pastaj Kosova do të jetë pjesë e OKB-së, BE-së, NATO-s”, theksoi presidenti Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Lajme
Kalo në kategori