Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në kuadër të vizitës së tij zyrtare Ankara.
Në takim është konfirmuar edhe një herë se Kosova dhe Turqia kanë bashkëpunim strategjik dhe se të dy shtetet synojnë të thellojnë edhe më tepër këtë bashkëpunim.
Thaçi është pritur me nderimet më të larta shtetërore në Pallatin Presidencial në Ankara. Së bashku me presidentin Erdogan kanë nderuar trupat ushtarake para fillimit të takimit.
Në takimin mes dy delegacioneve, presidenti Erdogan i ka uruar mirëseardhje presidentit Thaçi dhe ka shprehur kënaqësinë që “Turqia gjithmonë ka përkrahur Kosovës dhe do të vazhdojë ta mbështesë atë”.
Erdogan informoi delegacionin për tentim grusht-shtetin e 15 korrikut të këtij viti dhe përpjekjet e Turqisë për të parandaluar çdo formë të terrorizmit.
Gjithashtu, Erdogan përmendi bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe u shpreh se “inkurajojmë bizneset turke që të investojnë në Kosovë”.
Presidenti Thaçi konfirmoi se Kosova ka dënuar përpjekjen për marrjen me dhunë të pushtetit në Turqi dhe u theksoi se “tanket dhe dhuna nuk mund të shkelin vullnetin e popullit, verdiktin e popullit të shprehur në zgjedhje”.
Kreu i vendit tha se Kosova i është mirënjohëse Turqisë “që i është gjindur Kosovës pranë në kohë të vështira, por edhe në kohë të mira” dhe se tani po ndihmon në sigurimin e njohjeve për shtetin e Kosovës si dhe për anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare.
Kosova dhe Turqia bashkëpunojnë mirë edhe në fushën e sigurisë, për të luftuar së bashku kërcënimet nga ekstremizmi dhe radikalizmi.
Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova “ndjek nga afër zhvillimet rreth lëvizjes “Gylen””, duke shtuar se “bashkëpunimi ynë strategjik nuk do të preket”.
Duke u shprehur në favor të thellimit të bashkëpunimit në të gjitha sferat, presidenti Thaçi ftoi që ky bashkëpunim të rritet veçanërisht në ekonomi.
Pas takimit, të dy presidentët u janë drejtuar medieve.
Erdogan para gazetarëve theksoi se “Turqia do të vazhdojë të përkrahë shtetin e Kosovës” dhe shtoi se në takimin “me mikun Thaçi u trajtuan të gjitha çështjet”.
Thaçi u shpreh mirënjohës për përkrahjen e Turqisë dhe shprehu solidaritetin e Kosovës me pësimet e Turqisë nga sulmet terroriste.
“Terroristët janë të njëjtë, në Ankara, në Prishtinë, në Bruksel, në Berlin, në New York apo Washington”, ka thënë presidenti Thaçi, duke shtuar se Kosova mbetet e përkushtuar që “pa kompromis të luftojë çdo radikalizëm dhe ekstremizëm. Luftën kundër ekstremizmit, radikalizmit e terrorizmit e fitojmë vetëm duke punuar së bashku,” ka përfunduar Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj
U arratis nga burgu i Shën Kollit, policia ofron 10 mijë euro për kapjen e Daut Lazes
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze