Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj prezantoi sot planin ekonomik të koalicionit “Kosova Fituese”, duke premtuar investime kapitale prej 25 miliardë eurosh, prej të cilave 16 miliardë pritet të vijnë nga sektori privat.
Gjatë takimit me përfaqësues të bizneseve, Haradinaj paraqiti një vizion ambicioz për transformimin ekonomik të vendit, duke synuar rritje ekonomike deri në 7%.
“Qeverisja jonë do të jetë partnere me bizneset. Ne do të hapim rrugën për një zhvillim të hovshëm ekonomik përmes politikave buxhetore efektive, masave fiskale që përkrahin bizneset dhe politikave tregtare që nxisin prodhimin dhe eksportin”, deklaroi kandidati për kryeministër.
AAK njofton se Plani parasheh investime madhore në infrastrukturë, duke përfshirë 3 miliardë euro për rrugë, 1.5 miliardë për arsim dhe shëndetësi, si dhe 1 miliard euro për modernizimin e hekurudhave.
Sipas tyre, një theks i veçantë i është kushtuar furnizimit të pandërprerë me energji elektrike dhe ujë, si dhe krijimit të zonave të reja ekonomike biznesore në të gjithë vendin.
“Ne do të ofrojmë lehtësira të konsiderueshme për bizneset, përfshirë lirimin nga tatimi në fitim për 5 vjet për investitorët e rinj dhe mbulimin e 50% të pagës për 6 muaj për bizneset që punësojnë gra”, shtoi Haradinaj, duke theksuar se këto masa do të stimulojnë investimet dhe punësimin.
AAK tutje thekson se programi parasheh gjithashtu projekte të rëndësishme me partneritet publiko-privat, përfshirë ndërtimin e termocentralit me gaz në Ferizaj, zhvillimin e projekteve të energjisë së ripërtëritshme dhe modernizimin e Trepçës.
“Të hyrat totale buxhetore gjatë mandatit qeveritar pritet të arrijnë në 22.5 miliardë euro, duke përfshirë edhe rritjen e borxhit publik”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

IKD reagon ndaj sulmeve të Qeverisë në detyrë kundrejt gjyqësorit pas vendimit të Gjykatës Supreme

Toshkovski: Objektet pa leje do të shemben nëse përcaktohet se janë të rrezikshme për jetën e qytetarëve

LDK dorëzon kallëzim penal për Qeverinë Kurti: Çdo vendim i marrë pas 27 marsit është i paligjshëm

Specialja rrëzon mocionin e mbrojtjes ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, Policia thotë se aksioni po zhvillohet në tri komuna

Rrëzimi i mocionit nga Specialja, Krasniqi: Drejtësia mund të vonohet, por e vërteta nuk do të ndryshojë asnjëherë

Prokuroria deklarohet për bastisjet në disa agjenci shtetërore

E reja nga Kosova humb jetën pas aksidentit në Gjermani

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë