LAJMI I FUNDIT:

Thaçi flet pas takimit me këshilltarët e Merkelit dhe Macron: Zhgënjyese, as sot nuk u dëgjua tema e liberalizimit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar për media pas takimit që ka pasur me këshilltarët e kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Thaçi para mediave ka thënë se me të dërguarit e Merkelit dhe Macronit kanë biseduar për situatën politike në Kosovë, teksa ka shtuar se është zhgënjyese se tema e liberalizimit nuk u dëgjua nga ta, transmeton Telegrafi.

“Përfundova takim me të dërguarit e kancelares Merkel e gjithashtu edhe të presidenti francezes Macron, me të cilët diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë, në Ballkanin Perëndimor, fokusin evropian për të ardhmen, aktualitetin por edhe të perspektivës. Për fat të keq, as sot nuk u dëgjua asgjë për liberalizim e vizave për Kosovën, madje po të hapja si temë as nuk do të diskutohej, kjo është zhgënjyese për qytetarët e Kosovës, kur para pesë vitesh BE ka qenë i gatshme të merr vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën. Mos uniteti i BE-së, është i padrejtë në rrafshin e aktualitetit, por edhe gabim strategjik që po bën BE në raport me Kosovën”, ka thënë Thaçi.


Delegacioni franko-gjerman përbëhet nga këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, Jan Hecker dhe Emmanuel Bonne. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Lajme
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Politikë
20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

Lajme
Kalo në kategori