LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Autostrada do të fillojë sivjet

Thaçi: Autostrada do të fillojë sivjet

Qeveria e Republikës së Kosovës është në proces të marrjes së vendimit për fillimin e punimeve për autostradën Vërmicë-Prizren-Prishtinë-Mërdarë. Projekti do të fillojë këtë vit. Kështu ka deklaruar Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri Thaçi tutje shtoi se, qeveria e Kosovës i ka mundësitë dhe potencialet që të fillojë me këtë projekt.

“Janë duke u respektuar të gjitha procedurat me transparencë të plotë dhe me prezencë e mbështetje edhe të Bankës Botërore. Në këtë drejtim, për Qeverinë e Kosovë nuk do të ketë asnjë dilemë”. /Telegrafi/