Tesla në mënyrë konstante kërkon për vende të reja për ndërtimin e fabrikave anembanë globit, dhe pretendenti më i fundit është Spanja, zbulon një raport i fundit nga Reuters.
Sipas një burimi në njohuri me çështjen, prodhuesi i veturave nën pronësinë e Musk është në bisedime me liderët e qeverisë rajonale të Valencia-s për të bërë “një investim automobilistik”.
Një zëdhënës nga qeveria rajonale e Valencia konfirmoi se ata kanë mbajtur takime dhe bisedime në lidhje me një “investim të madh në fushën e automobilistikes” me një kompani anonime, duke refuzuar të jap më tepër detaje për shkak të konfidencialitetit të negociatave, shkruan Arena EV, transmeton Telegrafi.
Por një burim tjetër konfirmoi se kompania në fjalë është Tesla. Gazeta spanjolle e biznesit “Cinco Dias” citoi disa burime të cilat pretendojnë se investimi në fjalë përfshinë ndërtimin e një fabrike të veturave dhe se shuma totale e këtij investimi mund të arrijë deri në 4.5 miliardë euro.
Qeveria E Valencia-s ka mohuar raportimet se ka arritur përmbylljen e një marrëveshje me Tesla-n, një indikator që tregon se negociatat mes tyre janë duke vazhduar, që do të thotë se ato mund të përmbyllen me një zgjidhje pozitive ose edhe pa një marrëveshje.
Në anën tjetër, Pedro Sanchez, kryeministri spanjoll bëri një postim në profilin e tij në Twitter në lidhje me këtë çështje, ku shkroi: “Ka ardhur koha. Le ta kuptojmë mirë. Ejani dhe shikoni. Ne mirëpresim investitorët në Spanjë”.
Deri më tani Telsa e ka vetëm një “Gigafabrikë” në Evropë, vendndodhja e së cilës është në shtetin gjerman të Brandengurg, afër Berlinit.
Spanja është prodhuesi i dytë më i madh i veturave në Evropë, dhe investimi në atë vend do të kishte kuptim – duke ditur faktin se Valencia është gjithashtu shtëpia e një fabrike të Ford-it, dhe gjithashtu Volkswagen do ta bëjë një investim në një fabrikë baterish prej 10 miliardë eurosh me kapacitetin e prodhimit prej 40GWh, teksa puna aty do të fillojë nga viti 2026. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump zbulon pse nuk mund ta ngasë veturën

Si do të duket një Mercedes me 1,000 kuaj-fuqi?

Zbulohen detaje për Volkswagen Golf 9

Cilat janë katër veturat që rrallë kërkojnë riparime? Ekspertët zbulojnë "modelet e qëndrueshme"

Trumpit i prezantohen 'live' disa Tesla - presidenti amerikan tregon se do të paguaj "në mënyrën e vjetër"

"Duhet të duket si veturë e jo si telefon", Volkswagen po tërhiqet nga ekranet me prekje - po kthen butonat fizikë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës