LAJMI I FUNDIT:

Terry kërkon agresivitet kundër Kroacisë

Terry kërkon agresivitet kundër Kroacisë

Kapiteni i Anglisë, John Terry, ka kërkuar nga skuadra e tij të jetë më agresive në përballjen e të mërkurës mbrëma kundër Kroacisë.

Tre Luanët janë nikoqirë të kroatëve në Wembley, ndërsa fitorja do t’ua siguronte vizën për Kampionatin Botëror 2010.

“Mendoj se në 15 minutat e para duhet të jemi agresivë dhe të matemi me ta. Kur topi vihet në fushë dhe fillon loja, mendoj se kemi dëshmuar që mund të matemi me shumë skuadra në botë”, thotë Terry.

Mbrojtësi i Chelseat ka shtuar se presioni i ndeshjes duhet të jetë mbi mysafirët dhe ka kërkuar nga bashkë-lojtarët e tij të kenë durim.