LAJMI I FUNDIT:

Termoncetrali Kosova e Re, në fund vitit gati

Termoncetrali Kosova e Re, në fund vitit gati

Projekti Kosova e Re është në fazën e finalizimit të udhëzimeve, të cilat deri në fund të shtatorit pritet t’i dërgohen këshilltarëve të transaksioneve dhe më pas ato ti dërgohen konsorciumeve të cilat janë në garë për ndërtimin e TC Kosova e Re. Ndryshe procesi i tenderimit pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti dhe të shpallet edhe kompania fituese për ndërtimin e këtij projekti.

Deri në fund të shtatorit Komiteti drejtues për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re do t`i jep udhëzimet e veta se si do të ndërtohet ky termocentral. Ministra e Energjisë dhe Minierave Justina Pula Shiroka ka thënë se ky projekt është në fazën e finalizimit të udhëzimeve, të cilat më pas do ti dërgohen këshilltarëve të transaksioneve. Këto udhëzime sipas ministres Pula, do të ndihmojë që të përgatiten pakoja ofertuese për tenderuesit dhe këto oferta ti dërgohen konsorciumeve.

Ministrja Pula ka thënë se Komiteti drejtues do ti jep disa udhëzime të reja të cilat do ta bëjnë që ky projekt së pari të jetë interes i Kosovës e më pas edhe të konsorciumeve.

Ndërsa sa i përket rrezikimit të dështimit të projektit Kosova e Re, ministrja Pula ka thënë se nuk është në rrezik të dështimit të këtij projekti.


Pas tërheqje se dy konsorciumeve, në konkurrencën për tenderin e ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re” kanë mbetur konsorciumi çek-amerikan CEZ-AES dhe ai italo-grek EN-EL & SENCAP.

Sipas ministres Pula fituesi i tenderit për ndërtimin e TC Kosova e Re do të shpallet deri në fund të këtij viti, deri sa fillimi i ndërtimit pritet që të bëhet ne fillim të vitit 2010.

Pas shpalosjes së strategjisë energjetike në mes të korrikut, nga kryeministri Thaçi është vendosur që Termocentralit “Kosova e Re” të ndërtohet në dy faza: 1000 megavatë për fillim dhe 1000 megavatë të tjerë më vonë.

Gjithashtu është vendosur që miniera e Sibovcit dhe dy minierat e tjera, ajo e Bardhit të Madh dhe e Mirashit, t’i jepen kompanisë fituese si paketë, me koncesion deri në 40 vjet. /rtklive/