Ngrohtorja e qytetit në Prishtinë “Termokos”, ka bërë të gjitha përgatitjet që gjatë sezonit të dimrit të ofrojë një ngrohje të mjaftueshme për të gjithë qytetarët që janë të kyçur në rrjetin e saj, edhe pse këtë vit të paktën pritej që rrjeti i tyre të ishte më i zgjeruar.
Drejtori i “Termokosit” Naser Canolli, në një intervistë për KosovaPress tha se ndërmarrja që ai drejton ka bërë të gjitha përgatitjet për sezonin e dimrit, duke bërë me dije se furnizimi i rregullt varet shumë edhe nga KEK-u, prej të cilit bëhet furnizimi me energji elektrike.
“Po ne jemi të gatshëm si “Termokos”, i kemi bërë të gjitha përgatitjet, por kjo varet edhe prej faktorëve të tjerë, normalisht varet edhe shumë ekskluzivisht prej KEK-ut, sepse na furnizon me energji termike që deri tash jemi të kënaqur… Përndryshe ne do të jemi duke punuar me intensitet 24 orë duke i furnizuar me ngrohje, energjinë çka e marrim nga KEK-u automatikisht krejt shpërndahet në sistemin e ngrohjes dhe vlerat reale respektivisht temperaturat e ngrohjes jemi duke i rritur, krahas zbritjes së temperaturave natyrale ne jemi duke ngritur temperaturat e ngrohjes”, tha Canolli.
Ai tregon se tashmë ka nisur furnizimi me ngrohje qendrore nga “Termokos”, për çka ata janë duke ofruar ngrohje të mirë për momentin dhe deri në këtë fundjavë, nuk kanë pasur ankesa të shumta të qytetarëve.
“Normal në disa vende ka defekte të vogla. Shpërthen një gyp, pastaj duhet me u marrë me atë sanim. Jemi duke e bërë maksimumin e maksimumit me kapacitet të cilat i kemi”, tha Canolli.
Udhëheqësi i Ngrohtores së kryeqytetit gjithashtu bëri të ditur se gjatë këtij viti nuk kanë pasur zgjerim të rrjetit, por se kanë bërë rehabilitimin e rrjetit, ku kanë larguar gypat e vjetër dhe kanë vendosur gypat e ri.
Canolli tha se me projektin e Komisionit Evropian në të ardhmen parashihet zgjerimi i rrjetit.
Ai ka treguar për problemet me të cilat është duke u përballur kjo ndërmarrje.
Ai thotë se kanë trashëguar një rrjet të vjetruar, por se sipas tij bashkë me ndihmën e donatorëve dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik janë duke u përpjekur për një zgjerim edhe në qytetet përreth Prishtinës.
“Kemi trashëguar një rrjet jashtëzakonisht të vjetër, sidomos kjo pjesa që ka mbet jashtë ambientit të një pjese tericiare ta quaj ashtu. Ndërsa, këtë vit kemi bërë disa kyçje të reja, sidomos të institucioneve publike shkolla pastaj ministri, qendra të mjekësisë familjare. Jemi në koordinim të plotë dhe me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik kemi zgjerim më të gjerë edhe në pjesët tjera të Prishtinës, po pse jo ndoshta edhe në këto qytetet përreth. Jemi duke u munduar maksimalisht me gjithë donatorët, kemi kontakte dhe raporte shumë të mira përveç Komisionit Evropian, Banka Gjermane, Banka Botërore për investime në takime dhe koordinime të plotë dhe ajo ka të bëjë me një projekt voluminoz dhe ajo ka të bëjë me pjesën e zgjerimit”, tha ai.
Canolli bëri të ditur se Sezoni i ngrohjes ka filluar me 15 tetor, me përjashtim të pjesës së Katedrales, pjesës Universitare dhe një pjese në lagjen Kodra e Diellit, që ka nisur më një javë vonesë. /KosovaPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri – patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker