LAJMI I FUNDIT:

Termokos s’ka pare për ngrohje

Termokos s’ka pare për ngrohje

Gjendja financiare e “Termokos”-it është rënduar tej mase për shkak të mospagesës së borxheve nga ana e konsumatorëve dhe mos mundësisë për t’i bërë ballë ngritjes së çmimit të mazutit, përkatësisht sigurimit të sasive të mëdha të lëndës djegëse, në të mirë të sezonit ngrohës 2010-2011.

Paralajmërimet e kohëpaskohshme të konsumatorëve me gjendjen jo stabile financiare, lehtësirat ndaj pagesave të tyre dhe kërkesat për ndihmë sistematike nga Komuna e Prishtinës, , si dhe nga institucionet tjera, nuk kanë dhënë asnjë efekt deri tani që do të ndikonte në përmirësimin e situatës, për sigurimin e mazutit.

“Termokos gjendet para një situate të papërballueshme me vetëm 70 tonë rezerva të mazutit, çka qon në pikëpyetje mbarëvajtjen e sezonit ngrohës. Kësaj i shtohen edhe borxhet ndaj kontraktorit të mazutit që vetëm për sezonin e kaluar janë 964.834.68 euro, e që janë paguar vetëm 11.614.44 euro”, thuhen ën një komunikatë për media të Termokos-it.

Duke u nisur nga kjo, gjatë këtij sezoni, Termokos ka pas furnizim 1,253.06 tonë mazut, shprehur në vlerë 681,168.20 euro, prej tyre janë paguar 251268.06 euro, kurse borxhi total i mbetur është 429,900.11 euro.


Borxhet e përgjithshme në sektorin e amvisërisë janë 15.525.669.29 euro që nga viti 2000 e deri nëntor të viti 2010. Sa i përket sektorit banesor – borxhet janë 12.905.099.48 euro ndërsa sektori afarist ka borxhe në vlerë 2.620.569.81 euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

Klimat dhe termopompat Midea sërish me subvencion

ACN Midea
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca hap konkursin për transfer në semestrin dimëror: Jepini drejtim të ri studimeve tuaja!

AMECC Rezonanca
Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Ëndrrat e banimit marrin formë në Grand Residence – Shtëpia e së ardhmes

Grand Residence Prizren
Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Transformers Weekend me 14-15 shtator në Cinestar Megaplex me dhurata me edicion special të filmit

Cinestar
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori