LAJMI I FUNDIT:

Termokos shkyç 283 konsumatorë

Termokos shkyç 283 konsumatorë

Ngrohtorja e qytetit Termokos, të premten ka shkyçur nga sistemi i ngrohjes 283 konsumator. Cak i shkyçjeve të Termokosit kanë qenë pesë Soliterat në lagjen Ulpiana të Prishtinës.

Sipas zyrtarëve të Termokosit, banoret e Lagjes së Ulpiana i kanë borxh atyre mbi 300 mijë euro, dhe përderisa nuk bëjnë pagesën e kësaj shume 50 për qind, qytetarët do të mbesin këtë dimër pa ngrohje.

Së fundmi Termokos është duke u përballur me vështirësi të mëdha financiare ajo është ndihmuar me mbi 153 mijë euro, por prapë është duke u përballur me vështirësi. /Telegrafi/