LAJMI I FUNDIT:

Termokos hyn në borxhe për ngrohje

Termokos hyn në borxhe për ngrohje

Ngrohtorja e qytetit Termokos ka hyrë në borxh për të siguruar ngrohje gjatë kësaj jave me temperatura të ulta. Sipas një njoftimi për media të kësaj kompanie thuhet se kompania është thelluar edhe më shumë në borxhe për shkak të gjendjes financiare.

Termokos-i ka bërë ët ditur se është futur sërish në borxhe, duke siguruar me ndihmën e kontraktorit të mazutit edhe 700 ton mazut, për furnizim me ngrohje, përgjatë javës në vazhdim.

“Sigurimi i kësaj sasie të lëndës djegëse, shton borxhin ndaj kontraktorit edhe për 385 mijë euro të tjera, krahas borxhit në vlerë 261 mijë e 158 e 90 euro, të cilat i takojnë sezonit ngrohës 2010/2011, si dhe borxhit të sezonit të kaluar 2009/2010, në vlerë 953.220.25 euro”.

Këto 700 ton mazut, do të shpenzohen në periudhën prej 13 -19 dhjetor.


Sipas analizës së Departamentit të Prodhimit, deri në përfundim të sezonit ngrohës 2010-2011 Termokos-it i duhen edhe rreth 12 mijë ton mazut, me një kosto prej 5.4 milionë euro. /Telegrafi/