LAJMI I FUNDIT:

Termocentrali, kërkohet dorëheqja e Kryeministrit

Termocentrali, kërkohet dorëheqja e Kryeministrit

Vendimi i marrë për projektin “Kosova C/e Re” nuk është një vendim që është marrë me nguti dhe që mund të rishikohet nga Qeveria e Kosovës apo nga Kryeministri Thaçi. Ai ka ardhur si një rezultat i një presioni shumëvjeçar ndaj Kosovës, presion të cilit nuk i rezistoi dot Qeveria e Kosovës, thuhet ne komunikatën e Lëvizjes për Bashkim.

Vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës – Kryeministrit Thaçi për projektin “Kosova C/e Re” është një vendim që i dëmton rëndë interesat ekonomike të së tashmes dhe së ardhmes së Kosovës. Pjesa më e hidhur, më e dëmshme dhe me efekte tepër negative edhe në zhvillimet e ardhshme politike të Kosovës dhe popullit të saj është pjesa e shitjes së pasurive nëntokësore të Kosovës. Shitja po kryet nën maskën e dhënies me koncesion. Dhënia me koncesion e minierës një miliardë tonëshe të thëngjillit për 40 vjet dhe shfrytëzimi i saj me kapacitet 2000 MW nuk është asgjë tjetër veçse shitje, thuhet tutje ne komunikate.

Sipas saj, pasuritë nëntokësore të një vendi janë pasuri kombëtare dhe ato nuk guxojnë t’iu shiten as pronarëve të huaj, as atyre vendorë. Ato duhet të mbeten pasuri kombëtare! Edhe shfrytëzimi i tyre duhet të bëhet me një politikë ekonomike racionale të bazuar në parimin e zhvillimit të qëndrueshëm që merr parasysh çështjet ekonomike, sociale, mjedisore dhe mosshterimin e mundësive për brezat e ardhshëm. Vendimi i djeshëm i qeverisë Thaçi është në kundërshtim të plotë me këtë parim dhe rrjedhimisht në kundërshtim të plotë me nevojat e zhvillimit të Kosovës.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

E Bukura e Dheut
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

japanoskosova
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Kalo në kategori