Termocentral diellor me kapacitet 150 MW në fshatin Bec të Gjakovës – fillojnë punimet

Sot është mbajtur ceremonia e fillimit të punimeve në projektin e termocentralit diellor me kapacitet 150 MW nga Solar Energy Group Europe, në fshatin Bec të komunës së Gjakovës.
Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Kreu i ekzekutivit theksoi se ky moment simbolizon jo vetëm një hap të rëndësishëm drejt qëllimeve për të ngritur kapacitetet nga burimet e ripërtëritshme të energjisë, por edhe përkushtimin e palëkundur për të krijuar një të ardhme më të ndritshme për vendin.
“Kënaqësi që ndodhem sot në qytetin e bukur të Gjakovës për të inauguruar impiantin solar fotovoltaik me kapacitet prej 150 MW… Në Evropë shtimi i përpjekjeve për rritjen e Efiçiencës së Energjisë dhe ndërtimin e Burimeve të ripërtëritshme të energjisë janë bërë më të rëndësishme se kurrë, e padyshim që edhe synimi jonë është të zgjedhim rrugën drejt dekarbonizimit.
Orientimet e sektorit të energjisë për periudhën 10 vjeçare ne tashmë i kemi vendosur në Strategjinë e re të Energjisë të cilën e kemi miratuar në Kuvendin e Republikës me synimin që zhvillimi i sektorit të energjisë të shkojë drejt tranzicionit energjetik në përputhje me Marrëveshjen e Sofies dhe Planin e Gjelbër të Ballkanit Perëndimor 6, si dhe gradualisht drejt neutralitetit ndaj karbonit deri në 2050”, tha Kurti.
Ai më tej theksoi se duke shfrytëzuar potencialin e energjisë së pastër, janë duke shtruar rrugën për një të ardhme më të gjelbër dhe miqësore ndaj mjedisit.
“Po zvogëlojmë gjurmët tonë të karbonit dhe efektet e dëmshme të ndryshimeve klimatike, duke nxitur njëkohësisht rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës.
Ligji për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë dhe Strategjia jonë e re e Energjisë tregon përkushtimin tonë për të krijuar një mjedis të favorshëm dhe të qëndrueshëm për të investuar.
Kosova ofron mundësi të shumta për investitorët e huaj në sektorin e energjisë. Ne kemi ligjshmëri të mirë, institucione të besueshme, dhe treg të hapur për bizneset. Në të njëjtën kohë, politikat tona inkurajojnë konkurrencën e lirë dhe transparencën në ndërtimin e kapaciteteve të reja nga burimet e ripërtëritshme të energjisë”, u shpreh i pari i Qeverisë së Kosovës.
Për Kurtin, vendi ynë ka avantazhe të shumta, e ndër to janë edhe forca punëtore edhe e re edhe e kualifikuar, si dhe vendndodhja strategjike në rajonin e Ballkanit.
“Gjithashtu në këto dy vjet të qeverisjes sonë janë dyfishuar investimet e huaja direkte por në të njëjtën kohë pore dhe për një vit janë shtuar vlera e bruto produktit vendor pra përmasa e ekonomisë tonë aq sa dikur duheshin tri vjet marrë se bashku, andaj të gjithë ata që investojnë në vendin tonë nuk investojnë thjesht në një vend i cili do të zhvillohet dikur në të ardhmen por një vend i cili tashmë po zhvillohet dhe ekonomia e të cilit tashmë po rritet.
Kushtet e favorshme krijojnë mundësi që investitorët të zhvillojnë bizneset e tyre në Kosovë dhe investimet e tyre të suksesshme padyshim që sjellin përfitime për të gjithë, pasi që kontribuojnë në rritjen ekonomike të vendit, krijimin e vendeve të reja të punës dhe ofrimin e mundësisë të kompanive vendore në çdo segment të zinxhirit të vlerës”, u shpreh ai.
Kryeministri i vendit më tej tha se janë të hapur dhe të përkushtuar për të punuar me investitorët e huaj dhe të krijojë një mjedis bashkëpunimi të mirëfilltë, me qëllim që të mundësojmë zhvillimin e sektorit të energjisë dhe të arrijmë qëllimet tona ambicioze për energji të qëndrueshme dhe zhvillim ekonomik.
“Siç e tha edhe kryeshefi Schnuse, dielli është energji, Gjakova është vend me diell e Siemensi nuk është vetëm korporatë gjermane por edhe brend botëror andaj përgëzime për punën!”, u shpreh Kurti.
Ndërkaq, në njoftimin e komunës së Gjakovës, thuhet se kryetari Ardian Gjini ka falënderuar Qeverinë e Kosovës, Sege Energy, Siemens Energy, Berdyna Group dhe Go Energy për këtë projekt, për të cilin edhe Komuna e Gjakovës ka dhënë kontributin që i takon.
“Është një lajm shumë i mirë që një komunë si Gjakova të prodhojë energji të ripërtërishme dhe një gjë e tillë jep efekt në tërë Kosovën. Jam optimist që projekte si ky, do të ketë në vazhdimësi sepse energjia solare duhet të shfrytëzohet”, tha ndër të tjera ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës