LAJMI I FUNDIT:

Terim gjen fajtorin për eliminimin e Turqisë, derisa thotë se Anglia nuk do të kishte shanse ndaj tyre

Terim gjen fajtorin për eliminimin e Turqisë, derisa thotë se Anglia nuk do të kishte shanse ndaj tyre

Trajneri legjendar turk Fatih Terim ka komentuar eliminimin e Turqisë nga Evropiani duke thënë se trajneri Vincenzo Montella është fajtorin kryesor.

Imperatori popullor kritikoi Montellan që vendosi ta tërheq skuadrën kur ishte në avantazh 1-0 dhe kjo në fund i kushtoi me përmbysje të rezultatit.

“Ne nuk patëm asnjë rrezik para portës derisa kaluam në avantazh. Holanda rriti ritmin dhe futi disa lojtarë dhe u bë më efektive. Ne u tërhoqëm shumë dhe në një përbërje të tillë nuk mund t’i shpëtosh presionit. të holandezëve”, tha Terim.


"Duhet të jemi krenarë, jemi ndër pesë skuadrat më të mira në Evropë" - Montella flet për Turqinë e tij në Euro 2024
Lexo po ashtu "Duhet të jemi krenarë, jemi ndër pesë skuadrat më të mira në Evropë" - Montella flet për Turqinë e tij në Euro 2024

Interesant është fakti se Terim ka deklaruar gjithashtu se ndeshja kundër Holandës ishte më e lehta e mundshme nëse skuadra mendonte se do të fitonte në çerekfinale.

“Nëse doni të fitoni turneun, kjo ishte ndeshja më e lehtë që mund të kishim fituar. Nuk mund të fitoni vetëm duke u mbrojtur. Mund të fitoni ndonjëherë, por nuk mund të jeni të suksesshëm”.

“Skuadra jonë ka një forcë shumë të madhe sulmuese dhe është turp që nuk e shfrytëzuam deri në fund Turqia e humbi finalen, jo gjysmëfinalen”, tha Terim i cili është i bindur se Anglia nuk do të kishte asnjë shans ndaj Turqisë.

Mijëra turq i dërguan një mesazh UEFA-s, pritet dënimi i federatës turke
Lexo po ashtu Mijëra turq i dërguan një mesazh UEFA-s, pritet dënimi i federatës turke

“Unë isha dikush që nuk e mendoja se Anglia do të kishte shumë shanse kundër lojës sonë. Ne kemi një ekip të talentuar, por fatkeqësisht tani jemi në një moment që nuk e prisnim”, deklaroi Terim.

Në fund, Terim e uroi akoma Montellën sepse në përgjithësi paraqitja e Turqisë në Euro ishte e shkëlqyer. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori