LAJMI I FUNDIT:

Tensioni i lartë më i keq për gratë

Tensioni i lartë më i keq për gratë

Tensioni i lartë i gjakut mund të jetë më i rrezikshëm për gratë se për meshkujt, tregon një studim i ri.

Si rezultat i kësaj, femrat mund të kenë nevojë për një trajtim më të hershëm dhe më agresiv të sëmundjes, thonë autorët e studimit.

“Deri tash është menduar se tensioni i lartë i gjakut ka qenë i njëjtë për të dyja gjinitë, dhe trajtimi është bazuar në këtë parim”, thotë autori kryesor i studimit, Dr. Carlos Ferrario, profesor në Wake Forest Baptist Medical Center.

Derisa vdekjet për shkak të sëmundjeve të zemrës kanë rënë dukshëm në mesin e burrave gjatë tre dekadave të kaluara, e njëjta nuk vlen për gratë, thonë më tej studiuesit. Ndryshe, sëmundjet e zemrës vazhdojnë të jenë shkaku kryesor i vdekjeve në mesin e grave amerikane.


Studimi është publikuar në edicionin e muajit dhjetor të revistës shkencore Therapeutic Advances in Cardiovascular Disease. /Mjeku.Net/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori