LAJMI I FUNDIT:

Tensionet përshkallëzohen në Siri ndërsa vdiq një ushtar tjetër turk

Tensionet përshkallëzohen në Siri ndërsa vdiq një ushtar tjetër turk

Tensionet në veri-perëndim të Sirisë vazhduan të përshkallëzohen të shtunën pasi një ushtar tjetër turk u vra në një sulm me bomba nga forcat qeveritare të mbështetur nga Rusia.

Vdekja e 16-të ushtarake e Turqisë në provincën Idlib erdhi ndërsa luftimet janë intensifikuar, një numër i madh njerëzish janë shpërngulur dhe bisedimet midis Ankarasë dhe Moskës kanë ngecur, transmeton Telegrafi.

Menjëherë pasi u konfirmuan lajmet për viktimën e fundit, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, njoftoi se ai do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, muajin tjetër për të diskutuar situatën në Idlib.


Turqia ka dërguar mijëra trupa dhe pajisje në veri-perëndim të Sirisë, vetëm në jug të kufirit të saj, për të nisur një sulm dërrmues gjatë javëve të fundit nga forcat e mbështetur nga Rusia dhe presidentit sirian, Bashar al-Asad, i cili po përpiqet të rimarrë territori e mbajtur nga rebelët pas nëntë viteve të luftës.

Erdogan së fundmi u zotua të ndërmarrë aksione ushtarake ” kudo në Siri ” nëse një ushtar tjetër turk vritet ose plagoset.

Turqia, e cila pret 3.7 milionë refugjatë sirianë tashmë, ka thënë se nuk mund të presë një valë tjetër të njerëzve të zhvendosur dhe ka mbyllur kufijtë e saj.

Rritja e numrit të viktimave ushtarake, përfshirë dy të enjten, mund të prishë bisedimet e Ankarasë me Moskën për një marrëveshje të mundshme për të ndaluar luftimet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Botë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Putin është i gatshëm për një armëpushim apo po luan për të fituar kohë?

Putin është i gatshëm për një armëpushim apo po luan për të fituar kohë?

Evropa
Kalo në kategori