LAJMI I FUNDIT:

Tenderi për koncesionin e Aeroportit më 10 gusht

Tenderi për koncesionin e Aeroportit më 10 gusht

Për shkak të disa problemeve teknike është shtyrë shpallja e tenderit për dhënie në koncesion të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. Këtë e kanë bërë të ditur drejtues të Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit.

Sipas tyre, shpallja do të bëhet më 10 gusht dhe tashmë ka filluar interesimi i kompanive të mëdha evropiane për marrje në koncesion të kësaj kompanie.