LAJMI I FUNDIT:

Tenderi për ANP, ftohen kompanitë për kualifikim

Tenderi për ANP, ftohen kompanitë për kualifikim

Qeveria fton të gjithë ofertuesit e mundshëm që të dorëzojnë kredencialet e tyre deri më 23 shtator 2009, në përputhje me kërkesat për kualifikim. Të gjithë ofertuesit potencialë që do të kualifikohen në përputhje me kërkesat minimale të caktuara në Kërkesën për Kualifikim (KPK) , do të ftohen që t’i dorëzojnë propozimet për Projektin. Tenderi përfundon në dhjetor.

Komiteti Drejtues Ndërministror i Projektit (KDP), duke vepruar në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, fton për Kërkesë për Kualifikim (KpK) operatorët me përvojë në aeroporte, zhvilluesit dhe investitorët, për qëllime të operimit dhe zgjerimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (“Projekti”).

"Ashtu si është parashikuar aktualisht, Projekti do të jetë marrëveshje 20 vjeçare e formës Dizajnim-ndërtim-financim-operim-transfer (DBFOT) dhe përmban me sa vijon: Menaxhim, operim, dhe mirëmbajtje të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës dhe financim, projektim, prokurim dhe ndërtim të një programi për zgjerim të infrastrukturës, që përfshin ndërtesën e re referuese të terminalit, kullën e re të kontrollit dhe objektet përcjellëse, platforma të reja (apron) dhe taxi pista (taxiway), hapësirat e aeroportit ne anën tokësore", thuhet ne njoftimin e Qeverisë së Kosovës, e cila do të publikohet nesër në mediat vendore dhe ndërkombëtare.

Sipas saj, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP) është një komponentë vitale e infrastrukturës së transportit të Kosovës dhe është një nga aeroportet më të ngarkuara në Ballkan, duke u shërbyer 1.2 milion pasagjerëve dhe duke zhvilluar 14,000 fluturime në vitin 2008.


Në vitet e fundit, ANP ka mbajtur rritje të trafikut të pasagjerëve mbi shkallën mesatare, duke shënuar një rritje vjetore prej 11.4% në periudhën 2007-2008. Aeroporti aktualisht është fitimprurës, por Qeveria parashikon që një operator me përvojë do të jetë në gjendje të gjenerojë burime shtesë të të hyrave dhe do të përmirësojë nivelet e gjithmbarshme të operimit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni

E Bukura e Dheut
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen

Telegrafi Jobs
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online

japanoskosova
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Rizvanolli

Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike

Ekonomi
Kalo në kategori