LAJMI I FUNDIT:

Tender 1.5 milion euro për zyrtarin e Qeverisë

Tender 1.5 milion euro për zyrtarin e Qeverisë

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) ka shpërblyer me tender prej 1.5 milion euro kompaninë “Alb Architects”, në të cilën punëtorështë Blerim Çeku, udhëheqës i Departamentit Hapësinor, Ndërtim dhe Banim pranë kësaj Ministrie.

Kjo kompani, e cila merret me shërbime inxhinierie, ndërtim, menaxhim të projekteve dhe mbikëqyrje, pos që ka fituar këtë tender në konflikt të pastër interesi, ajo automatikisht merr edhe pëlqimin e MMPH-së për të gjitha projektet që i fiton.

Gazeta “Zëri” ka siguruar dokumentacionin zyrtar, ndërkohë që burime të gazetës brenda ministrisë tregojnë se Çeku, i cili ka fituar këtë tender publik ka nën shërbim të tij një staf të gjerë brenda vetë Ministrisë. /Telegrafi/