LAJMI I FUNDIT:

Temperamenti ndikon në kontrollin e jashtëqitjes së fëmijëve

Temperamenti ndikon në kontrollin e jashtëqitjes së fëmijëve

Fëmijët më temperament kanë më shumë probleme të aftësohen në kohë për të kryer zbrazjen e zorrëve në mënyrë të pavarur dhe kështu për të hequr pelenat më herët.

Fëmijët zakonisht fillojnë të kryejnë nevojën në mënyrë të vetëdijshme dhe të pavarur rreth moshës trevjeçare. Por shpeshherë ndodh që fëmijët të vonojnë edhe më shumë në heqjen e pelenave.

Një studim i realizuar kohë më parë ka përcjellë specifikat e sjelljes së fëmijëve të cilët kanë probleme me kryerjen e pavarur të jashtëqitjes.

Rezultatet kanë treguar se fëmijët të cilët nuk kanë dalë jashtë në mënyrë të pavarur kanë qenë më temperament.


Hulumtimi kishte përfshirë edhe prindërit, por nuk janë vërejtur dallime të dukshme në elementet e sjelljes së prindërve të fëmijëve që kanë dalë jashtë në mënyrë të pavarur dhe atyre që nuk kanë dalë jashtë në mënyrë të pavarur.

Problem shoqërues për fëmijët të cilët nuk dalin jashtë në mënyrë të pavarur kanë qenë edhe gjasat më të mëdha për kapsllëk, 78 për qind, krahasuar me 55 për qind të grupit tjetër. /Mjeku.Net/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori