LAJMI I FUNDIT:

Telefoni më i mirë Android për 2015, do të vijë me 1 mars?

Telefoni më i mirë Android për 2015, do të vijë me 1 mars?

HTC One M8 ka qenë telefoni më i bukur në Android gjatë vitit 2014, të paktën kështu është vlerësuar nga shumë përdorues të sistemit operativ mobil të Google.

Telefoni i fundit i HTC, në kategorinë e telefonave të avancuar në Android mbase ka qenë pajisja më e shitur mobile në këtë platformë, kur dihet se kompania tajvaneze nuk i ka buxhetet e marketingut sikurse ato rivalëve si Apple dhe Samsung, por sipas shumë zërave ky ishte njëri ndër favoritët kryesor në treg.

Ndërsa tani me sa duket, telefoni i famshëm i HTC do ta ketë pasardhësin e tij të shumë-pritur, HTC One M9, i cili pritet të prezantohet zyrtarisht së shpejti.

Në fakt, gjatë ditës së premte HTC u ka dërguar ftesa zyrtare mediave për një pres konferencë e cila do të mbahet më 1 mars, përkatësisht në Kongresin Botëror Mobil që mbahet në Barcelonë.


Kongresi vlerësohet si ngjarja kryesore e vitit në industrinë mobile, dhe tashmë duket se do të dihet se cili do të jetë ylli kryesor i kësaj ngjarje.

Për HTC One M9 thuhet se do të vijë me ekranin në diagonalen prej 5” në full HD (1,080 x 1,920 piksel), procesorin e Qualcomm octa-core 64-bit Snapdragon 810, kamerën e pasme me 20.7MP, atë të përparmen me 13MP, 3GB RAM dhe Android 5.0.1 Lollipop. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Teknologji
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Superkompjuteri më i fuqishëm në botë zgjidhi një dilemë dhjetëvjeçare

Teknologji
Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Meta njofton ndryshimet në mënyrën se si WhatsApp dhe Messenger punojnë me shërbimet e mesazheve të palëve të treta

Teknologji
SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë

SHBA paralajmëron hakerët rusë: E dimë kush jeni, do t’ju gjejmë

Teknologji
Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Teknologji
Kalo në kategori