LAJMI I FUNDIT:

Të thellohet bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Malit të Zi

Të thellohet bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Malit të Zi

Marrëdhëniet e mira bilaterale në mes të Kosovës dhe Malit të Zi duhet thelluar dhe zhvilluar me forma më të larta të bashkëpunimit u tha sot në takimin e delegacioneve te Odave Ekonomike në të cilin ishin edhe përfaqësuesit e biznesit të dy vendeve.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Safet Gërxhaliu, ka kërkuar nga kryetari i Odës Ekonomike të Malit të Zi që të përdor autoritetin e vet në funksionalizimin e marrëveshjes së CEFTA-së, e cila për shkak të bllokadave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, po i dëmton prodhuesit kosovarë.

“Duhet të behët më tepër në shfrytëzimin e mundësive të cilat i kanë dy shtetet, si në aspektin e turizmit, integrimeve evropiane, dhe kuptohet kërkova që të dyja qeveritë e vendeve të bëjnë më tepër në eliminimin e barrierave aktuale të cilat e pengojnë bashkëpunimin ekonomik”, tha kryetari i OEK-ut.

Kryetari i Odes Ekonomike të Malit te Zi, Velimir Mijuskoviq tha se raportet ekonomike në mes të dy vendeve po zhvillohen po jo aq sa ne kishim dëshiruar. “Të them detyrojnë qeveritë e vendeve tona qe ato barriera te tejkalohen ne mënyrë qe bashkëpunimi ekonomik te jete me i suksesshëm . Një nder prioritetet që në angazhohemi dhe për të cila në do të bëjmë trysni ndaj qeverive tona është edhe infrastruktura posaçërisht infrastruktura rrugore dhe hekurudhore”, tha Mijushkoviq


Delegacioni i OE të Malit të Zi u prit në takim edhe nga Ministri i Integrimit Evropian Besim Beqaj. /Telegrafi/