LAJMI I FUNDIT:

Të rinj kosovarë dërgohen në Gjermani për aftësim dhe arsimim profesional

Të rinj kosovarë dërgohen në Gjermani për aftësim dhe arsimim profesional

Oda Ekonomi Gjermano-Kosovare (OEGJK) së shpejti do t’u mundësojë shumë të rinjve kosovarë që të shkojnë në Gjermani për aftësim dhe arsimim profesional. Kjo, pasi që OEGJK nënshkroi sot një Memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenës Sociale për Projektin për aftësim dhe arsimim profesional të të rinjve në Gjermani.

Projekti, i cili ka për qëllim që brenda 3 vite e gjysmë t’i aftësojë për punë të rinjtë e përzgjedhur, është implementuar nga Oda Ekonomike Gjermane, i mbështetur nga institucionet relevante gjermane dhe në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë në Gjermani.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të rinjtë e Kosovës mbi moshën 18 vjet dhe të cilët kanë njohuri të gjuhës gjermane.


Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, tha se kjo është një mundësi shumë e mirë që të rinjtë të aftësohen profesionalisht në një shtet siç është Gjermani, e cila njihet për aftësime profesionale.

Sipas Abrashit, kjo mundësi është një formë e punësimit sezonal, dhe do të vazhdohet me këso lloj marrëveshjesh edhe me shtete të tjera. “Është një formë e punësimit, sepse tash edhe punësimi sezonal nuk është në formën siç ka ndodhur në vitet e kaluara, në vitet 70 dhe 80, por, kamuflohet në trajnime, dhe kjo është vetëm një kornizë dhe ka për të pasur edhe mundësi tjera edhe për Gjermani dhe për vende të tjera. Jemi duke punuar dhe besojmë që do të jetë vit i suksesshëm në marrëveshjen me disa shtete. Është model i mirë besoj që do ta respektojnë edhe afatin e kthimit, sepse ky projekt do të shërbej edhe për vendet tjera për të treguar se ka potencial brenda Kosovës dhe i respektojmë rregullat dhe marrëveshjet të cilat ne i bëjmë me shtet relevante”, tha Abrashi.

Presidenti i Bordit të OEGJK-së Samir Krasniqi dha shpjegime rreth mundësisë së aplikimit në këtë projekt. Ai njoftoi se afati i aplikimit është i hapur deri më datën 21 prill.

“Projekti vetëm sa ka filluar, është në fazën e implementimit. Deri në datën 21 të këtij muaji është afati i aplikimit dhe mund të aplikojnë të gjithë të rinjtë kosovar që janë mbi moshën 18 vjeçare dhe kanë njohuri të gjuhës gjermane, pastaj ne do t’i seleksionojmë varësisht nga njohuria e gjuhës dhe nga kërkesat e tyre për profesionin që do të zgjedhin dhe më pastaj të përzgjedhurve do të mundohemi t’u gjejmë vend pune në kompanitë gjermane. Andaj, i ftojmë me këtë rast, përmes jush, të gjithë të rinjtë që plotësojnë këto kushte dhe kanë interesim që të aplikojnë për këtë program”, tha Krasniqi.

Numri i të pranuarve nuk është i kufizuar, e gjitha do të varet nga vendet e punës që do të gjenden në Gjermani. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Kalo në kategori