LAJMI I FUNDIT:

Të qeshim apo të qajmë!?

Të qeshim apo të qajmë!?

A duhet të krenohen shqiptarët me yllin, Rita Ora? A duhet shqiptarët të përqendrohen tek “prodhimet e huaja”? Rita Ora nuk është produkt i yni. Rita Ora, që po shkëlqen tani, nuk është “punë e jona”, nuk është mund i shtetit tonë e as investim i mentalitetit tonë. Me Ritën, ma merr mendja, duhet të jenë krenarë anglezët, Mbretëria angleze. Ishin vlerat e këtij shteti që ia mundësuan Rita Orës zhvillimin e personalitetit të saj personal e profesional e që kjo vlerë, pastaj, të shpërthejë edhe jashtë kufijve të shtetit anglez.

Po, është shoqëria angleze, shkolla dhe edukimi anglez, garantimi i lirisë personale, institucionet angleze dhe e tërë infrastruktura e shtetit anglez, ajo që duhet të jetë “krenarë” me Rita Orën. E them këtë sepse ishte mu ky komb ai që e zbuloi, e vlerësoi dhe e shkolloi këtë qytetare angleze me gjak shqiptare.


Por, këtu, nuk mund të mos e shtroj pyetjen "e madhe": Çka do të ndodhte nëse Rita Ora të jetonte në hapësirat shqiptare, në Tiranë, në Prishtinë, Shkup? Çfarë do të ndërmerrte shteti ynë për këtë talente? Çfarë bëri e po bënë hapësira jonë shqiptare për talentet që i ka aty afër, mu “tek hunda”? A po i sheh institucioni ynë rininë tonë, a po punon shteti ynë me fëmijët e vet? Nëse po, ne ç’shkallë dhe sa para ndahen tek ardhmëria jonë? Fakte dhe shifra dua unë, jo deklarata e retorikë ditore.

Fjalët qëllimmira të Ambasadës së SHBA në Facebook, se ne duhet të krenohemi me Rita Orën, mua më tingëllojnë qesharake dhe fëmijërore. Përkatësia kombëtare, në vetvete, nuk është arsye e as shkak që dikush, apriori, të jetë krenar me dikën, vetëm nëse ai/ajo është i të njëjtit komb. Kjo logjikë e të vlerësuarit, më shumë më përkujton mendimin e shekullit XIX.

Po e shfrytëzoj rastin të shpreh mendimin tim edhe për një botëkuptim tjetër që ka konotacione “bllanko – kombëtare”. Është fjala për humanisten e madhe të njerëzimit, shqiptaren Nënë Tereza. Edhe këtu, kur thonë se ne shqiptarët duhet të jemi krenarë me Nënë Terezën, më duket se është mendim i ngushtuar. Edhe kjo bindje dhe kjo logjikë na çon tek mendimi i vitit 1900. Edhe Nënë Tereze ishte prodhim i shoqërive tjera, kombeve tjera, ishte prodhim i nxjerrë nga edukimi dhe shkollimi i marrë tek kombet tjera. A e dini se në ç’moshë e braktisi vendlindjen e saj, Shqipërinë, Gonxhe Bojaxhiu?

Po, familja ka peshën dhe rëndësinë e vet të pazëvendësueshme për edukimin e fëmijës, por a është e mjaftueshme kjo sot? Përse janë atëherë institucionet shtetërore? Përse formohet shteti? Përse ekziston sistemi shkollor?

Shqiptarët i bënë të ndjehen krenarë punësimi, edukimi dhe arsimimi cilësor, rendi kushtetues, gjykata dhe prokuroria e pavarur, mediat e pavarura, respekti i sinqertë ndaj gjinisë femër, policia profesionale, e siguria kolektive. Po, të gjitha këto vlera shoqërore e popullore duhen të jenë prodhime të shoqërisë e të shtetit tonë: të preken e të shijohen nga populli. Nuk të bën krenarë polici e kirurgu shqiptar në Norvegji; nuk të bën krenar profesori shqiptar në Oslo; nuk të bënë krenarë kryemjeku e gazetari shqiptarë në Berlin e në Washington.

Për fund fare: Sot në Oslo të Norvegjisë fillon gjykimi i tre të dyshuarve për terrorizëm. Dy nga këta të rinj janë shqiptarë. Janë dy vëllezër nga Peja e Kosovës, të cilët janë të dyshuar se kanë ndihmuar organizatën terroriste ISIS. Një vëlla i tyre, Egzon Avdyli, është vrarë në Siri duke luftuar krah për krah me ISIS-in!

Tani shtrohet pyetja: Kush të turpërohet e kush të “krenohet” me këtë rast?

Në trend

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Kalo në kategori