LAJMI I FUNDIT:

A do të përfshihet AAK në qeverisje në rast të nënshkrimit të një marrëveshjeje Kosovë-Serbi, flet Haradinaj

A do të përfshihet AAK në qeverisje në rast të nënshkrimit të një marrëveshjeje Kosovë-Serbi, flet Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka folur për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi, duke thënë se duhet të merret shumë seriozisht pasi siç tha ai “ne jetojmë sot me obligimet që ka marr Kosova në dialog dhe nuk mund të ikim nga ato obligime sikur e shihni”.

Haradinaj ka thënë se ka “zero” gjasa që AAK të përfshihet në qeverisje në rast të nënshkrimit të një marrëveshjeje me Serbinë.

Ai po ashtu tha se çështja e dialogut me Serbinë duhet të merret seriozisht sepse vendimet e dialogut pastaj nuk mund të ndryshohen, raporton Telegrafi.


“Vendimet e dialogut nuk janë vendime që i ndryshon dikush pastaj… duhet të jemi sa më serioz pas parasysh faktin dhe shkallën e seriozitetit të akterëve ndërkombëtar. Do të punojmë që Kosova të del e suksesshme”, tha ai.

I pyetur edhe për mundësinë që të ketë zgjedhje në Kosovë, ai tha “Nuk bëhet fjalë për agjenda  zgjedhore e qeverisëse, por bëhet fjalë për fatin e fëmijëve tanë, brezave të ardhshëm… Ne jetojmë sot me obligimet që ka marr Kosova në dialog dhe nuk mund të ikim nga ato obligime sikur e shihni.

Në këtë drejtim Aleanca nuk kursehet dhe do ta ndihmojnë Kosovën, jo Albinin Kurtin, jo qeverinë. Ka pas qeveri edhe para Kurtit dhe do të ketë edhe tjera, por Kosova do të jetë vetëm një”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori