LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 11 të vdekur pas sulmit rus në Kryvyi Rih

Të paktën 11 të vdekur pas sulmit rus në Kryvyi Rih

Sulmi në Kryvyi Rih ka lënë të vdekur të paktën 11 civilë dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë, sipas zyrtarëve lokalë.

Nga 25 të plagosurit, dy pësuan djegie të rënda dhe janë në gjendje kritike, tha kryemjeku i një prej spitaleve të qytetit, raporton skynews.

Granatimet e një blloku apartamentesh pesë-katëshe lënë të vdekur katër persona ndërsa shtatë vdiqën në një sulm në magazinë ku ruheshin pije të gazuara.


Grupi Wagner mund të largohet nga Ukraina, ka thënë Prigozhin
Lexo po ashtu Grupi Wagner mund të largohet nga Ukraina, ka thënë Prigozhin

Asnjë nga objektivat nuk kishte lidhje ushtarake, tha kryebashkiaku, Oleksandr Vilkul.

Olha Chernousova, e cila jeton në bllokun e apartamenteve, tha se ajo u zgjua nga një shpërthim dhe u hodh nga shtrati pas një vale shpërthimi.

Në një pjesë tjetër të ndërtesës ishte Ihor Lavrenenko, i cili tha se dëgjoi dy shpërthime.

“U zgjova nga shpërthimi i parë, i dobët, dhe shkova menjëherë në ballkon. Më pas i dyti shpërtheu; pashë nga ballkoni im teksa binin mbeturinat”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Drone misterioze mbi një bazë gjermane ku po stërviten trupat ukrainase - dyshohen se janë rusë

Evropa
Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Momenti kur aeroplani luftarak i Putinit qëllohet mbi Ukrainë, duke “shpërthyer në një top zjarri” – teksa piloti u hodh nga ai

Botë
Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Historike për Evropën, goditje për Rusinë - shtetet baltike ndërpresin linjat e energjisë elektrike me rusët

Evropa
Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për

Kombet arabe kritikojnë komentet e Netanyahut për "shtetin palestinez në tokën saudite"

Botë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Trupat e dhjetëra emigrantëve janë gjetur në dy varre masive në Libi

Trupat e dhjetëra emigrantëve janë gjetur në dy varre masive në Libi

Afrika
Kalo në kategori