LAJMI I FUNDIT:

“Të nxehtit” e “dorëshkrimeve”, në kohë vape

Të gjithë në det: Meteorologët kanë thënë se gushti dhe shtatori do të jetë i nxehtë! Shpresoj dhe dyshoj që atë të mos e thonë për nëntor e dhjetor! Do ta dëshironim një kohë të tillë edhe shtresa që plotësojmë standardin e të jetuarit të ekzistencës! Edhe ne që e “shkruajmë emrin” në furrat e bukës! Fatmirësisht, a fatkeqësisht pyetje dhe interesim i shumë bashkëbiseduesve ishte në lidhje me motin, domethënë për kushtet atmosferike të muajve të fundverës! Asnjë prej tyre, pa dallim moshe, nuk pyeste në lidhje për “verën”! Të gjithë se si t’i shfrytëzojnë pushimet në det!

Shitja e diellit: Për disa dielli është i pakët, dhe duan më shumë diell, ndërsa për një pakicë mund edhe ta shesin! Një njeri bleu diellin e një fshati. Ata e shesin diellin më gëzimin që do të fitojnë. Morën paratë, u pasuruan dhe ndërtuan. Pas një kohe erdhi njeriu që kishte blerë diellin. Fshatarët ishin bërë të pasur. Erdhi “pronari” i diellit dhe kërkoj që të mos e shfrytëzojnë më diellin: dritaret që ishin nga dielli t’i mbyllin. Rrezet të mos i shfrytëzojnë. Vetëm në kohë të mjegullt dhe në vranësira, kur rrezet ndërpriten të mund të dalin. Dhe natën. Vetëm në errësirë. Iknin nga dielli, rrezet e tij sepse gjobiteshin. Dënoheshin rëndë. Fshati, pas një kohë filloj të shkatërrohej. Njerëzit zbeheshin deri në vdekje. Gjithçka vyshkej ngadalë, sepse ata e kishin shitur diellin.


E kaluara për të sotmen: Pozicioni gjeostrategjik i Dardanisë antike nuk ka ndryshuar. Ndryshuan pushtuesit dhe tkurrja e këtij etnikumi në toponimin Kosovë. Stërgjyshi im ka lindur në Kushevicë të Toplicës ndërsa pasardhësit e tij, të përzënë dhunshëm nga pushtuesit serb, që, saktësisht 133 vjet jetojnë në Kosovë.

Sa herë kam kaluar në atë territor, sikurse shndriste nga larg si nëpër ëndrra, një e kaluar sa madhështore aq edhe e dhembshme. Dhe një popullsi prej sa Kosova e atëhershme (mbi 500 fshatra të dëbuar) riëndërrojnë një djep etnie, kulture e gjuhe që sot është zhdukur nga faqja e dheut për të bërë jetë në Kosovën e dhembjeve të mëdha në Dardaninë antike të tkurrur padrejtësisht në ekzistencën e saj njerëzore e hapësinore.
Nëse, më sa është zbuluar, këto troje i vuri në “indeksin” e tij shkencor- historik, Ptolemeu, të mos flasim të mëvonshmit, apo edhe një Heminguej i madhështisë së shkrimit fictiv- faktik, unik i shkrimtarisë së përbotshme, Kosova në momentet me dramatike (prill, 1999) u bë objekt i përsiatjes intelektuale nga nobelisti nigerian V. Soyinka në shkrimin “Kosova dhe peripecitë e saj” (botuar në revistën spanjolle “El Pais”.). Dhe në tubimin e së shtunës në kalanë e Artanës bënte nxehtë.

Presim dimrin më fjalë të zjarrta: Në një kohë, kemi mësuar, se një nga “grackat” për tu zmbrapsur, në një nga betejat e Luftës së Dytë Botërore ishte pritja e të ftohtit, acarit, të kohës së akullt. Edhe Nastradini ka menduar për dimër në kohë vere! Dostojevski ka thënë se në vende të mbyllura mendimet janë më të “pakta”. Nëse vërtetë do të kemi dimër të lehtë vaj halli për Ne! Do të kemi rrymë elektrike, nuk do të kujdesemi për dru dimri, dhe mbi të gjitha do të kemi hapësirë e ambient për veprime e fjalë të zjarrta!