LAJMI I FUNDIT:

Të jesh president, i bën keq shëndetit – ja çfarë ka ndodhur me presidentët!

Të jesh president, i bën keq shëndetit – ja çfarë ka ndodhur me presidentët!

Favoriti presidencial amerikan – shëndeti fizik i të cilit është përshkruar nga mjeku i tij të hënën si “mrekullisht i shkëlqyeshëm” – me ç’duket do të mund të bjer e të njohë nivele të ulëta, në rast se ai do të ketë fatin të ulet në kolltukun e rëndë të Shtëpisë së Bardhë.

Një studim i ri, publikuar nga revista e specializuar britanike e fushës së mjekësisë, “British Medical Journal”, është bërë papritur pjesë e fushatës presidenciale amerikane, pas konstatimit se liderët botërorë jetojnë mesatarisht 2.7 vjet më pak se sa rivalët e tyre që nuk arrijnë dot ta kapin objektivin e synuar.

Duket ironike, por në studim, kështu ka rezultuar.

Kandidati republikan, Trump, mund të jetë – sërish sipas fjalëve të doktorit të tij personal – “individi më i shëndetshëm i zgjedhur ndonjëherë në postin e presidentit” (nëse sigurisht, ai do t’ia dalë mbanë të fitojë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm), dhe sipas tij, ky fakt mund dhe duhet të jetë i rëndësishëm për t’u përmendur.


Autorët e studimit në fjalë kanë matur aftësitë apo gjendjen mjekësore të 279 liderëve në 17 vende anembanë botës, duke i vënë ata përballë 261 kandidatëve, të cilët nuk kishin mundur t’ia dilnin mbanë në garat e tyre madhore politike – me idenë se të dyja grupet do të duhej të ishin në nivel të ngjashëm shëndetësor dhe social, duke pasur po ashtu, një akses të ngjashëm në kujdesin shëndetësor.

Pasi analizoi në hollësi moshën dhe pritshmëritë për jetën e kandidatëve, liderët u vu re se kishin jetuar 2.7 vite më pak dhe se kishin 23% më shumë rrezik për të pësuar një vdekje premature, d.m.th. të parakohshme.

Duke qenë zakonisht të shëndetshëm dhe në dukje shumë mirë, ata në mesatare tentojnë të jetojnë më gjatë se sa njerëzit normalë, por jo më gjatë se sa rivalët që në një pikë të caktuar janë vënë përballë tyre si rivalë potencialë në skakierën e politikës.
Presidentët amerikanë ishin më të prekurit, sipas studimit në fjalë, nga ky fenomen, me një deficit prej 5.7 vitesh nga rivalët e tyre.

Studime të mëparshme kanë konstatuar se presidentët jetojnë më gjatë se sa mandatet e tyre, por studimi më i ri i krahason ata me më shumë homologë e rivalë në një përpjekje për të ulur diferencat në dietë dhe në aksesin te kujdesi shëndetësor.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar Presidentit amerikan aktual, Barack Obama dhe “plakjes” së tij, që ka nisur të dalë në pah përgjatë këtyre viteve në pushtet.

Obama tha muajin e shkuar se ai nuk do t’i lyente flokët, sikurse kish ndodhur me të tjerët: “Unë nuk i lyej flokët dhe shumë nga liderët botërorë e bëjnë. Unë nuk do t’ju them se kush e bën. Por berberët e tyre e dinë, parukierët e tyre”.

“Nivele më të mëdha stresi mund ta ngrenë sasinë e disa hormoneve të caktuara, duke përfshirë kortizolin, i cili mund të rrisë mundësinë për sëmundjet e zemrës”, tha Anupam Jena, një autore e studimit.

“Rritja e mortalitetit mes atyre që udhëheqin një komb, në krahasim me të tjerët që merren me politikë, mund të variojë si pasojë e përgjegjësisë më të madhe dhe stresit në punë”,- tha zonja Jena.

“Vendimet janë më me rëndësi e pasoja, vëmendja publike është më e madhe dhe dyshoj se vetë puna është më e komplikuar”.

Një prej kufizimeve të studimit, i njohur edhe nga autorët e tij, është se fokusimi te mbijetesa pas zgjidhjes përfundimtare të liderit, çka mund të sjellë paragjykime, pasi liderët e pashëndetshëm, mund të mos kenë më shans tjetër në jetë.

Ndërsa u takua me kryeministrin e ri kanadez, kohët e fundit, Presidenti Obama e këshilloi atë të niste të lyente flokët.

Tranzicioni i zotit Obama nga flokët e zinj në ato gri (të thinjur) është dokumentuar mirë gjatë kohës që ai ka qenë në pushtet në Zyrën Ovale. /gazetashqip/

Në trend Fun

Më shumë
Fotogafia nga viti 1941 bëhet virale, përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se djali po mban në dorë një iPad

Fotogafia nga viti 1941 bëhet virale, përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se djali po mban në dorë një iPad

Interesante
Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë

Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë

Interesante
Amerikanja fiton dy çmime në lotari në më pak se një vit

Amerikanja fiton dy çmime në lotari në më pak se një vit

Fun
I nxjerrin nga varret të vdekurit për t'i larë dhe ju ndërruar rrobat - ritual i pazakontë i një fisi indonezian

I nxjerrin nga varret të vdekurit për t'i larë dhe ju ndërruar rrobat - ritual i pazakontë i një fisi indonezian

Interesante
Njihuni me Flokin, qenin që u bë viral për aftësitë e tij në volejboll

Njihuni me Flokin, qenin që u bë viral për aftësitë e tij në volejboll

Interesante
Gërmimet në pyllin e Tasmanisë i tejkalojnë pritjet, zbulohen specie të reja bimore

Gërmimet në pyllin e Tasmanisë i tejkalojnë pritjet, zbulohen specie të reja bimore

Interesante
Kalo në kategori